Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë se ushtarë të ushtrisë ruse kanë bllokuar Aeroportin e Sevastopollit në Krime, ndërsa persona të armatosur janë duke patrulluar në një tjetër aeroport të kryeqytetit rajonal.
Krimea është gadishull në Ukrainë, i vetmi rajon i këtij vendi ku rusët etnikë janë shumicë.
“Unë mund të them se ky është pushtim ushtarak dhe shkelje e dhunshme e të gjitha marrëveshjeve dhe normave ndërkombëtare”, ka shkruar Avakov në Facebook.
Selia e Flotës Ruse në Detin e Zi gjendet në Sevastopol të Krimeas, por zyrtarët e kësaj flote kanë mohuar se forcat e saj janë të përfshira në kontrollin apo bllokimin e aeroporteve.
Parlamenti i Ukrainës, ndërkohë, i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë çdo lëvizje që mund të minojë sovranitetin e vendit.
Ai u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Rusisë që të mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, në përputhje me memorandimin që kanë nënshkruar më 1994.
Njoftimet për pushtimin e aeroportit pasojnë marrjen nën kontrollë të ndërtesave qeveritare në Simferopol, kryeqytetin e Krimeas.
Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë janë tensionuar pas përmbysjes së presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.
Në këtë periudhë tensionesh në gadishullin e Krimeas, Rusia ka urdhëruar rreth 150,000 trupa të bëjnë manovra “për të testuar gadishmërinë e trupave në raste krizash që kërcënojnë sigurinë ushtarake”.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ka marrë garanci nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se stërvitjet masive ushtarake të Rusisë nuk lidhen me krizën në Ukrainë.
Kerry ka thënë se Lavrov ka konfirmuar deklaratën e presidentit Vladimir Putin se Rusia “do të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”.