Mungesa e barnave të listës esenciale, cilësia e dobët e shërbimeve shëndetësore, mungesa e sallave të operacionit, hetimet e zyrtarëve dhe protestat e stafit mjekësor, kanë bërë që shëndetësia kosovare të jetë në gjendje të vështirë.
Shëndetësia në sytë e sindikalistëve po shihet si një fushë shumë problematike.
Blerim Syla, kryetar i Federatës së sindikatave të shëndetësisë së Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se edhe përkundër përpjekjeve për të bërë ndryshime pozitive në shëndetësi, ajo nuk ka ndodhur, sepse siç thotë ai, gjendja në shëndetësi është e rëndë dhe kaotike.
"Gjendja në shëndetësi është e rëndë dhe kaotike përkundër disa tentativave për të përmirësuar sistemin në bazë të ligjeve të sponsorizuar nga ministri aktual Agani, gjendja vazhdon të jetë kaotike, duke filluar nga furnizimi me barna e deri te dështimi i sistemit menaxherial në të gjitha spitalet, e deri te QKUK-ja".
"Vazhdon të përcillet shëndetësia me skandale të njëpasnjëshme të korrupsionit dhe masa nuk ndërmerren. Është koha e fundit që dikush të merret me këtë çështje", tha Syla.
Ai shton se për të dalë nga kjo situate duhet të merren me këtë çështje gjitha institucionet relevante, dhe ta vendosin në prioritet shëndetësinë, përndryshe, siç ka thënë ai, është duke ardhur deri te bllokimi i sistemit publik shëndetësor.
Edhe Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së shëndetësisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka kritikuar sistemin e shëndetësisë duke cekur se ai është në gjendje të keqe.
Ai ka shtuar gjithashtu se edhe stafi mjekësor përballet me vështirësi të shumta gjatë punës, duke u nisur nga mungesa e barnave e deri te pagat e ulëta që së fundmi edhe kanë protestuar për këtë çështje.
"Ne, si organizatë sindikaliste, kemi pasur kërkesa, në parim për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në kuadër të kësaj proteste, kërkesat tona kanë qenë rritja e pagave dhe e kujdestaria", tha Selmani.
Zoti Selmani gjithashtu ka kritikuar edhe menaxhmentin aktual të Qendrës Klinike Universitare .
"Kemi kërkuar edhe shkarkimin e menaxhmentit aktual në QKUK, për shkak të shumë parregullsive, shumë mangësive, për shkak të shumë keqpërdorimeve dhe abuzimeve në sistem. Dhe, në kuadër të kësaj, në qoftë se parandalohen dhe evitohen të gjitha këto këqija, normalisht rritet edhe cilësia e shërbimit".
"Në qoftë se do të ketë menaxhim të mirë, sigurisht se do të ishin zvogëluar të këqijat dhe do të ishte rritur mundësia për t’iu shërbyer pacientëve tanë më mirë", bën të ditur Selmani.
Ndërsa Blerim Syla ka përmendur mosfunksionimin e ligjeve tashmë të miratuara.
"Sa i përket ligjit të odave dhe atij të shëndetësisë nuk po funksionojmë. Ligji të shëndetësisë ka kaluar si ka kaluar dhe problemet po vërehen. Tash nuk po dihet se kush i ka kompetencat".
"A i ka sekretari permanent apo i ka bordi? Është kaos. Njëjtë është edhe me ligjin e odave, ku disa kompetenca ju kanë marrë për shembull ndarja e specializimit etj, dhe mendoj se kemi dështuar edhe me këtë", u shpreh Syla.
Por ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, sistemin shëndetësor e sheh me një sy tjetër.
Ai është prononcuar për këtë çështje muajin e kaluar, duke thënë se sistemi shëndetësor në pesë vjetët e fundit, që prej kur Kosova është shpallur shtet i pavarur, është përmirësuar, krahasuar me vitet paraprake.
Sipas Aganit, lëvizjet pozitive që e kanë reformuar sistemin shëndetësor bazohen në disa fusha duke u rrumbullakuar me kornizën legjislative.
Ai flet për të arriturat që sistemi shëndetësorë ka pasur gjatë vitit 2013 .
"Në muajt e fundit të këtij viti, reforma e projektuar që nga ditët e para të mandatit tim, ka filluar të japë rezultatet e veta. Korniza legjislative është duke u rrumbullakuar. Është miratuar ligji për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, në bazë të këtij ligji është themeluar Oda e Mjekëve, vazhdojmë edhe me themelimin e katër odave të tjera", tha Agani.
"Është miratuar ligji për shëndetësi, i cili veç ka filluar t'i ketë rezultatet e veta duke i punësuar specialistët e rinj, dhe tash kemi vetëm rreth 50 specialist të papunë në nivel vendi. Më tutje ky ligj ka mundësuar të riorganizojmë QKUK-në dhe spitalet e përgjithshme në vend , shërbimin spitalor dhe klinik universitar të Kosovës, është miratuar statuti i këtij shërbimi dhe jemi duke e konstituuar bordin drejtues të këtij shërbimi dhe kam pritje shumë të mëdha nga ky bord", shtoi ai.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Skënder Syla, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se për të performuar një sistem në mënyrë të mirëfilltë, nevojiten katër hallka:
Qeverisja e mirë e sistemit shëndetësor, financimi i qëndrueshëm, ofrimi i shërbimeve cilësore, si dhe pajisja e kuadrit adekuat dhe kompetent shëndetësor për ta mbajtur këtë sistem.