Tregu farmaceutik kosovar vazhdon të përballet me mungesë të produkteve medicinale, të cilat janë të domosdoshme për shfrytëzim, thonë farmacistët në vend.
Kërkesat e pacientëve dhe mungesa e regjistrimit të barnave nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM) kanë bërë që tregu i zi me barna të mos ndalet në Kosovë.
Besim Muzaqi, farmacist, njëherësh ish-kryetar i shoqatës së farmacistëve të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Kosovë ka mungesë enorme të barnave që do duhej të ishin të regjistruara.
"Në Kosovë ka mungesë enorme të barnave të paregjistruara, të cilat janë të nevojshme për trajtimin e pacientëve dhe terapitë adekuate moderne të trajtimit të sëmundjeve. AKPM edhe sa unë isha kryetar i shoqatës ka bërë disa lëvizje, por tash ka thjeshtësuar disa procedura për regjistrimin e barnave edhe pse ende rezultatet e para nuk kanë filluar të vërehen. Inkurajoj të gjithë ata që të bëhet sa më shumë për regjistrimin e barnave që janë të nevojshme", shprehet Muzaqi.
Por, zyrtarë brenda Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale thonë se në të kaluarën, për shqyrtimin dhe miratimin e të drejtës për marrje të Marketing Autorizimit, është pritur me muaj të tërë, derisa tash ky departament lëshon lëndët për një afat kohor prej vetëm 70 ditësh, për të regjistruar llojet e barnave.
Pranvera Behrami, zyrtare për informim në AKPM jep edhe hollësi të tjera.
"Departamenti i autorizimit për marketing garanton që të gjitha produktet e miratuara përmes legjislacionit të ri janë cilësore dhe janë të një niveli perëndimor. Ky legjislacion është miratuar në gusht të vitit 2013. Ne kemi hartuar një udhëzim i cili rregullon importin e barnave në mënyrë të kontrolluar që vijnë nga shtetet që Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje unilaterale".
"Kjo është bërë që të ndalet tregun e zi dhe gjithnjë për të ruajtur shëndetin e pacientëve. Mungesën e produkteve në treg nuk e dimë saktësisht, por kemi mbi 3 mijë produkte të regjistruara, e që ky udhëzim do ta lehtësojë dukshëm procedurën, sepse mund të kemi mungesë barnash, por në mënyrë të kontrolluar do të lehtësohet importi i barnave që do të hyjnë në Kosovë e që kanë munguar deri tash", bën të ditur Behrami.
Edhe Shkumbin Jusufi, farmacist, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka shumë kërkesa të barnave nga pacientët, të cilat në treg mungojnë.
"Sa ka nevojë është relative, por ka shumë barna që janë të regjistruara dhe shkruhen çdo ditë nga mjekët. Prej para dy vitesh është rritur numri, por çdo ditë dalin barna të reja në treg dhe ka nevojë shumë megjithatë. Por edhe një problem tjetër është se ka barna që janë të regjistruara por nuk i imponojnë për shumë arsye", thotë Jusufi.
Por zonja Behrami, bën të ditur se pacientët të cilët fillojnë trajtimin brenda dhe jashtë vendit, për të cilët është e përshkruar terapia që mungon në Kosovë, AKPM mundëson furnizimin me ato barna nga jashtë, në forme të terapisë individuale.