http://www.evropaelire.org/externalaudio-FLRM/Audio/1091947.html
"Sistemi shëndetësor në Kosovë, është në gjendje të keqe, mos të them përtokë, se po funksionojmë disi. Jemi në hall ne, si shërbyes, e në hall janë edhe nevojtarët, që kanë sëmundje... Rreth 88 milionë euro për shëndetësinë kosovare, edhe pse janë pak për një shërbim shëndetësor cilësor, janë shumë në qoftë se keqmenaxhohen”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së shëndetësisë në QKUK.
XHEMAJL SELMANI
Sistemi shëndetësor në Kosovë, është në gjendje të keqe, mos të them përtokë, se po funksionojmë disi, por realisht është keq. Jemi në hall ne, si shërbyes në kuadër të këtij sistemi, e në hall janë edhe nevojtarët, popullata jonë, e cila ka probleme e sëmundje e cila është bërë epidemi në shoqërinë tonë nga aksidentet e ndryshme, pra mungon gjithçka.
XHEMAJL SELMANI
Stafi mjekësor ballafaqohet me probleme të shumta, që nga pamundësia për t’u shërbyer mirë pacientëve, për shkak të mungesave në sistem, si të barnave, si të materialit shpenzues dhe impianteve, të cilat, ne si profesionistë jemi të certifikuar t’i bëjmë. Gjithashtu, ka edhe mungesa tjera si çarçafë, batanije, ushqim - nuk ka çka nuk mungon. Me një fjalë, jemi keq.
XHEMAJL SELMANI
Ne, si organizatë sindikaliste, kemi pasur kërkesa, në parim për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në kuadër të kësaj proteste, përveç kërkesave për veten tonë, siç është rritja e rrogave dhe e kujdestarive, kemi kërkuar edhe shkarkimin e menaxhmentit aktual në QKUK, për shkak të shumë parregullsive, shumë mangësive, për shkak të shumë keqpërdorimeve dhe abuzimeve në sistem.
Dhe, në kuadër të kësaj, në qoftë se parandalohen dhe evitohen të gjitha këto këqija, normalisht rritet edhe cilësia e shërbimit. Në qoftë se do të ketë menaxhim të mirë, sigurisht se do të ishin zvogëluar të këqijat dhe do të ishte rritur mundësia për t’iu shërbyer pacientëve tanë më mirë, sepse nuk janë pak 88 milionë euro të ndara për shëndetësinë kosovare më 2012, më 2013, por janë të shumë abuzuesit në sistem, të cilët e zvogëlojnë këtë shumë të parave. Edhe pse janë pak për një shërbim shëndetësor cilësor, (shuma e parave) janë shumë në qoftë se keqmenaxhohen.
XHEMAJL SELMANI
Dalja nga kjo situatë është fillimi i implementimit të ligjeve, të cilat janë miratuar dhe janë në procedurë në miratim e sipër. Dalja nga kjo situatë është edhe shmangia e abuzuesve, e keqmenaxhuesve, gjegjësisht futja e shëndetësisë në prioritete të Qeverisë dhe shtimi i kontrollit, mospërzgjedhja e menaxherëve nga ana e politikës.
Duhet të hiqet dorë dhe duhet të vendosen kritere e standarde në bazë të së cilave do të përzgjidhen ata që e menaxhojnë sistemin shëndetësor dhe në kuadër të kësaj të arrihet kërkesa e llogarisë.
Ministri i Shëndetësisë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 2011-s, ka premtuar decentralizimin - kjo duhet të ndodhë. Në kuadër të Ligjit për sigurimet shëndetësore, ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria e kanë parashikuar ngritjen e nivelit të kontrollit me krijimin e një shërbimi kombëtar shëndetësor, gjegjësisht një bordi që i përgjigjet ministrit dhe kryeministrit dhe i cili do ta menaxhojë shëndetësinë.
Edhe pse këto bordet kanë ditur të mos jenë të suksesshme duke pasur parasysh bordin e KEK-ut, bordin e PTK-së, ne po shpresojmë që në kuadër të kësaj, si dhe kontratës kolektive sektoriale që e ka nënshkruar ministri Ferid Agani, dhe kryetari i Federatës së sindikatave të shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, po shpresojmë që do ta marrim rolin të cilin na e jep ajo kontratë, të paktën, monitorimin e gjendjes në shëndetësinë e Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Selmani, në çfarë gjendje është aktualisht sistemi shëndetësor në Kosovë?
XHEMAJL SELMANI
Sistemi shëndetësor në Kosovë, është në gjendje të keqe, mos të them përtokë, se po funksionojmë disi, por realisht është keq. Jemi në hall ne, si shërbyes në kuadër të këtij sistemi, e në hall janë edhe nevojtarët, popullata jonë, e cila ka probleme e sëmundje e cila është bërë epidemi në shoqërinë tonë nga aksidentet e ndryshme, pra mungon gjithçka.
RADIO EVROPA E LIRË
Atëherë, me çfarë problemesh ballafaqohet stafi mjekësor?
XHEMAJL SELMANI
Stafi mjekësor ballafaqohet me probleme të shumta, që nga pamundësia për t’u shërbyer mirë pacientëve, për shkak të mungesave në sistem, si të barnave, si të materialit shpenzues dhe impianteve, të cilat, ne si profesionistë jemi të certifikuar t’i bëjmë. Gjithashtu, ka edhe mungesa tjera si çarçafë, batanije, ushqim - nuk ka çka nuk mungon. Me një fjalë, jemi keq.
RADIO EVROPA E LIRË
Ju, si sindikatë keni organizuar edhe protesta së fundmi. Cilat janë kërkesat, më konkretisht?
XHEMAJL SELMANI
Ne, si organizatë sindikaliste, kemi pasur kërkesa, në parim për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në kuadër të kësaj proteste, përveç kërkesave për veten tonë, siç është rritja e rrogave dhe e kujdestarive, kemi kërkuar edhe shkarkimin e menaxhmentit aktual në QKUK, për shkak të shumë parregullsive, shumë mangësive, për shkak të shumë keqpërdorimeve dhe abuzimeve në sistem.
Dhe, në kuadër të kësaj, në qoftë se parandalohen dhe evitohen të gjitha këto këqija, normalisht rritet edhe cilësia e shërbimit. Në qoftë se do të ketë menaxhim të mirë, sigurisht se do të ishin zvogëluar të këqijat dhe do të ishte rritur mundësia për t’iu shërbyer pacientëve tanë më mirë, sepse nuk janë pak 88 milionë euro të ndara për shëndetësinë kosovare më 2012, më 2013, por janë të shumë abuzuesit në sistem, të cilët e zvogëlojnë këtë shumë të parave. Edhe pse janë pak për një shërbim shëndetësor cilësor, (shuma e parave) janë shumë në qoftë se keqmenaxhohen.
RADIO EVROPA E LIRË
Si e shihni ju daljen nga kjo situatë?