Detyra e kryesore e shtetit në raport me ekonominë, në çdo vend të zhvilluar, është krijimi dhe mbarëvajtja e funksionimit të platformës ligjore dhe institucionale, mbi të cilën zhvillohet aktiviteti ekonomik.
Por, në Kosovë politika po sundon ekonominë në aspektin negativ, konsiderojnë ekspertë për çështje ekonomike.
Në çdo deklaratë të zyrtarëve politikë, thonë ata, theksohet se shtylla kryesore e shtetit është ekonomia, sektorë ky që keqpërdoret nga vetë ata që e konsiderojnë të tillë.
Format e pranisë së politikës në ekonominë kosovare janë jo të rregullta dhe jonormale, thotë Naser Grajçevci, ekspert për çështje ekonomike, njëherësh ish-udhëheqës në Agjencinë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Ai thekson se politika në ekonomi, shprehet gjithkund në forma të ndryshme, por në Kosovë, fatkeqësisht në masë të madhe janë të pranishme abuzimet dhe korrupsioni, dukuri këto që kanë ngulfatur bizneset e vogla.
“Ndoshta secili politikan ka pas vete një numër të caktuar të bizneseve, dhe jo në formë transparente, kjo është e keqja, por punohet pas perdeve, në njëfarë mënyre. Dhe, këto biznese janë të pranishme gjithandej Kosovës dhe në të gjithë tenderët publik. Kjo më nuk është ndonjë sekret, kjo është e tejdukshme - prezenca e një numri të caktuar, nga ministrat e teposhtë, që përmes posteve të tyre, kanë ndikime të drejtë për drejta në biznese”, thotë Grajçevci.
Edhe Ibrahim Rexhepi, kryeredaktor i revistës “Ekonomia” vlerëson se sektori privat nuk po trajtohet si potencial për të mbushur arkën e shtetit, por edhe për keqpërdorime dhe manipulime me tender të ndryshëm.
“Kur e them këtë, kam parasysh faktin se sipas disa analizave, zhvillim më të madh vitin e kaluar kanë pasur ndërmarrjet, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me paratë publike. Ndërkaq, kanë ngecur ndërmarrjet që nuk kanë pasur fatin të shfrytëzojnë ndonjë tender qeveritar”.
“Dhe, raportet tjera, të cilat tregojnë se ka bukur shumë parregullsi në procesin e tenderimit. Në këtë segment, del fakti se ekonomia po keqpërdoret nga politika më tepër për interesa të ngushta dhe për mbushjen e apetiteve që kanë njerëzit apo grupet e caktuara të interesit brenda strukturave të pushtetit”, vlerëson Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.
Naser Grajçevci thotë se edhe në kohën kur ka qenë në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë, kanë ngritur zërin për ngufatjen e biznesit. Por, rrallëherë, thotë ai, iniciativat apo kërkesat janë marrë me seriozitet.
“Ne e kemi thënë vazhdimisht, pa ndonjë druajtje dhe pa ndonjë frikë, se do të ketë ndonjë hakmarrje, e kemi thënë, pa marrë parasysh se kush ka qenë në qeveri dhe si ka qenë. Kemi qenë në mbrojtje të interesave të bizneseve. Kemi thënë se biznesi po ngufatet, kemi thënë shumë me zë, se duhet të ndërtohet një strategji për zhvillimin e sektorit privat. E kemi thënë shumë me zë, se bizneset kanë nevojë për një mbështetje programore për mbështetjet e tyre”, thekson Grajçevci.
Por, zyrtarët e Kosovës, tashmë sa herë kanë deklaruar se Qeveria nuk ka lidhje me komunitetin e biznesit, përveç se ndihmon në zhvillimin e politikave në përmirësimin e zhvillimit të aktiviteteve të tyre ekonomike.