Parlamenti i Ukrainës duket se nuk ka ndaluar vetëm protestat, por ka rrokullisur edhe një dekadë të tërë reformash, që e kanë bërë këtë vend udhëheqës të shpresave demokratike në mesin e ish-fqinjëve sovjetikë.
Ligjvënësit pro-presidencialë kanë miratuar të enjten e kaluar një paketë të legjislacionit radikal, që ndalon protestat në rrugë, zhvesh politikanët opozitarë nga imuniteti dhe vendos kufizime në liritë e të shprehurit.
Në një afat më të shkurtër, legjislacioni duket se ka për qëllim të shuajë protestat pro-evropiane që kanë përfshirë Kievin, prejse presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka refuzuar një marrëveshje të asociimit me Bashkimin Evropian, në favor të lidhjeve më të afërta me Rusinë.
Në në afat më të gjatë, ligji mund të ketë pasoja të rënda për shoqërinë civile në Ukrainë dhe gazetarinë e pavarur.
Taras Shevchenko është drejtor i Institutit të Mediave në Kiev:
“Ligji kufizon plotësisht të gjitha llojet e shprehjes, në të gjitha platformat. E bën të mundur mbylljen e ueb-faqeve dhe bllokimin e qasjes në internet. E bën të mundur kontrollin e të gjitha SIM-kartelave, në mënyrë që ata të gjejnë çdo person që thotë diçka të keqe për qverinë në ndonjë forum, blog apo telefon celular”, thotë Shevchenko.
Ligjvënësit e opozitës janë përpjekur të bllokojnë seancën e parlamentit, duke shkaktuar përleshje, por ata nuk kanë arritur të ndalojnë Parinë e Rajoneve të Yanukovychit që nxitimthi të miratojë ligjin.
Mbetet e paqartë nëse Yanukovych ka nënshkruar legjislacionin e ri, çfarë lë shpresa për një ndryshim të mundshëm. Nëse është nënshkruar, legjislacioni do të vendosë kufizime të rrepta në aktivitetin publik, të cilat nuk janë parë në Ukrainë qysh në kohën sovjetike.
Legjislacioni ndalon protestuesit të ngrenë tenda në vendet publike dhe të përdorin helmeta apo veshje të tjera mbrojtëse, për të cilat autorët e ligjit thonë se inkurajojnë përleshjet e dhunshme me autoritetet. Ligji po ashtu i jep qeverisë të drejtën të refuzojë regjistrimin e OJQ-ve që marrin fonde të huaja.
Vasyl Filipchuk, ish-drejtor i Departamentit për integrime evropiane, pranë kabinetit të Ukrainës, thotë se është i tronditur me këto zhvillime.
“Disa prej këtyre rregullave të reja nuk ekzistojnë as në Rusi apo Bjellorusi, kështu që kam frikë se presidenti Yanukovych ka vendosur të jetë më autoritar, më agresiv në sulmet kundër shoqërisë së tij, sesa fqinjët tanë lindorë”, thotë Filipchuk.
Paul Ivan, analist në Qendrën për Politika Evropiane, me seli në Bruksel, thotë se Ukraina, për muaj të tërë, ka bërë përpjekje të ruajë balancën midis Rusisë dhe BE-së “duke vendosur që të mos vendosë” se cilën rrugë do të ndjekë.
Tani, thotë ai, zgjedhja e qeverisë është përtej dyshimeve.
“Këto ditë, kemi një imazh më të mirë të ngjyrave të vërteta të regjimit. Me këto masa, ata i kanë thënë edhe më shumë ‘jo’ Evropës. Kjo prek edhe marrëdhëniet e tyre me anëtarët tjerë të Partneritetit Lindor. Një Ukrainë që do të nënshkruante Marrëveshjen e Asociimit, do ta bënte jetën më të lehtë për Moldavinë sidomos, pasi ajo është fqinji i saj i parë, por edhe për Gjeorgjinë”, thotë Ivan.
Veprimi befasues i Parlamentit të Ukrainës është dënuar nga aktivistët, shumë prej të cilëve e kanë konsideruar masën si “ligj diktatorial”. “Mirë se vini në shtetin e ri policor. Ne e quajmë këtë Rusi të vogël”, ka thënë Katya Gorchinskaya, zëvendësredaktore në gazetën “Kyiv Post”.(v.tela)