Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që çdo qytetar do të duhej t’i mësonte, janë këta në vijim:
Policia 038/192, mobil 192
Stacionet policore nga prefiksi 038:
Nr.1: 038/ 504-604-5059
Nr.2: 038/ 504-604-6748
Nr.3: 038/ 504-604-6796
Nr.4: 038/ 504-604-2997
Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë 112
Numri i ndihmës së e shpejtë 194
Zjarrfikësit 193
Qendra Klinike Universitare 038/ 500-600
Ndihma e shpejtë 038/ 500 094.
Por, në një anketë të zhvilluar nga Radio Evropa e Lirë, me qytetarë, pothuajse asnjëri nga ta nuk i dinte numrat emergjentë.
Muhamet Kastrati 30 vjeçar, ekonomist me profesion thotë:
“Jo asnjë nuk e di. Përpara i kam ditur, por tash jo. Ndoshta nuk më ka rastisur t’i thërras , edhe nuk i di. Nëse me bie të thërras dikë, për besë s’e di ku drejtohem”.
As Myrvete Bujupi, 38-vjeçare, e papunë, thotë se disa numra i ka dëgjuar, dhe i di përmendësh, por tregon se asnjëherë nuk ka provuar nëse funksionojnë ose jo:
“Numrat emergjent i di. E thirri policinë, 092 e ka numrin, Emergjencën s’e di. I Policisë është edhe numri 112”.
Ndërsa Besime Gashi, mendon se mungojnë informatat për numrat emergjentë në mediat e vendit, sepse siç thotë ajo, asnjë numër emergjent nuk e di:
“Mendoj që duhet të kemi me shumë informata nga mediat, sepse unë për vete nuk i di”.
Edhe Donika Blaku 16-vjeçare, nxënëse e shkollës së mesme nuk kishte informata të sakta për atë se kë do të duhej ta thërriste në rast nevoje:
“211 është një numër emergjent, po s’e di për çka është. Edhe 911 është një numër emergjent, po s’e di. Nëse më ndodh diçka do ta thirrja policinë, por prapë s’e di. Zakonisht, i kam prindërit në shtëpi edhe mendoj se ata i dinë”.
Zenun Shala, student i Fakultetit të Arteve i përmendi disa numra, derisa as ai vetë nuk ishte i sigurt nëse janë këta numrat emergjentë ose jo:
“112, 117, 118 janë disa numra, po s’e di kujt i përkasin. Nuk kemi informata. Ka mungesë të informatave nga ana e mediave”.
“Jo nuk i di numrat emergjentë. Mendoj se duhet të ketë më shumë informata, sepse nuk i di”, thotë edhe Bledar Ramaj.
Derisa edhe 16 vjeçja Adisa Lukovic, thotë se nuk i di numrat emergjentë, por përmend disa numra, të cilët në fakt nuk janë numra të saktë.
“112 edhe 911 po më duken numra të njohur, por s’e di kujt i përkasin”.