Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kryetar i komunës së Prishtinës

Shpend Ahmeti, foto nga arkivi

Nëpërmjet një ceremonie zyrtare në një mbledhje të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dhënë betimin si kryetar i komunës së Prishtinës.

Zoti Ahmeti ka fituar në rrethin e dytë të zgjedhjeve vendore më 1 dhjetor, duke mposhtur kështu kundër-kandidatin e tij, Isa Mustafa, nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

Zoti Mustafa garonte për një mandat të tretë për kryetar të komunës së Prishtinës.

Që prej përfundimit të luftës në Kosovë, zgjedhjet e fundit vendore shënuan humbjen e parë të Lidhjes Demokratike në kryeqytet.