Kiev: Ashton mbajti takim “substancial” me Yanukovichin

Catherine Ashton dhe Vikktor Yanukovich para takimit të tyre në Kiev

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, në kaudër të përpjekjueve për ta zbutur krizën politike në Ukrainë, sot në Kiev është takuar me presidentin Viktor Yanukovich.

Zëdhënësja e zonjës Ashton, në rrjetin Twitter, tha se takimi “substancial” me Yanukovichin ka zgjatur 3.5 orë.

Presidenti ukrainas tha sot se vendi i tij do të vazhdoj të synoj lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian, por, poashtu, duhet t’i “ripërtrijë lidhjet e veta normale tregtare me Rusinë”.

Tash e disa javë protestuesit po e kundërshtojnë vendimin e presidentit Yanukovich, që t’i refuzoj lidhjet më të afërta me BE-në.