“Është dita ime e fundit, kështu që mirupafshim në raste tjera”, ishte porosia që kapiteni i fluturimit po ia përcillte të hënën në mëngjes zonjës prapa xhamave të zyrave të “Belle Air Europe” në aeroportin e Prishtinës.
Sporteli i kësaj avio-kompanie ishte i qetë në mëngjes, dhe të gjithë udhëtarët që kishin rezervuar fluturimin e mëngjesit për në Zurich, ishin larguar pa asnjë vonesë.
Ekuipazhi i fluturimit të radhës që Belle Air Europe ka në itinerar për të hënën, me destinacion Venezian, po bëhej gati të largohet për tek aeroplani, dhe po përshëndeten përzemërsisht me personelin e zyrës së kompanisë në aeroport.
Kapiteni italian nuk deshi të shpjegojë për largimin e tij nga kompania, të cilën ia shpjegonte zonjës së sportelit, por thotë thjesht se ditë të vështira po vijnë.
Belle Air në Shqipëri ka shpallur të dielën pezullim të përkohshëm të fluturimeve nga Tirana për në të gjitha destinacionet që mbante linjë të rregullt.
Në aeroportin Nënë Tereza raportohet se dhjetëra persona kanë protestuar të hënën para zyrave të kësaj kompanie ajrore për shkak të biletave që nuk mund t’i shfrytëzojnë pas ndërprerjes së punës.
Në aeroportin e Prishtinës, ishte krejt tjetër pasqyrë të hënën, por edhe pse nuk protestohej dhe punët po ecnin sipas orarit, askush prej përgjegjësve nuk deshi të shpjegojë se a i prekin zhvillimet në Shqipëri edhe këtë degë apo jo.
“Unë po të them, Kjo është kompani tjetër me atë që e kanë mbyllur. Belle Air është mbyllur mbrëmë, ajo është shumë e vërtetë. Por ajo është Belle Air Shqipëri, e jo Belle Air Europe”, shpjegonte njëri prej nëpunësve.
Sipas medieve në Tiranë, kompania Belle Air në Shqipëri, ka humbje disa milionëshe, dhe këtë gjë e ka pohuar edhe përmes një komunikate për shtyp ku sqaron se është kriza ekonomike.
Vëzhguesit e përditshëm të ngjarjeve në hapësirat e Aeroportit të Prishtinës, thonë se bankrotimi i kompanisë në Tiranë ka një lloj reflektimi.
“Atë zyrën andej, e mbyllën krejt!”, thoshte një zyrtar i forcave të rendit.
Sipas itinerarit të kësaj kompanie për të hënën, janë në orar edhe dy fluturime tjera gjatë ditës, njëri për Venezia kurse tjetri për Hannover.
Personeli i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, thanë për Radion Evropa e Lirë se kompania Belle Air që operon në Kosovë, nuk ka paralajmëruar ndonjë ndryshim të planeve të fluturimit.
“Deri më tani ne nuk kemi pasur asnjë anulim të fluturimeve nga kompania Belle Air Europe, po ashtu nuk kemi pasur asnjë njoftim zyrtar për anulimin e fluturimeve në ditët në vijim”, thotë Valentina Gara, nga zyra e medieve e aeroportit.
Pak muaj më parë, kompania “Belle Air Europe” ishte në fokus të mediave për shkak të pritjeve të gjata dhe ngujimin e udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës, që arsyetohej se u shkaktua nga shitja e tepërt e biletave.
Qeveria e Kosovës kishte kërkuar atëbotë hetime për këto zhvillime, meqë të njëjtat përsëriten nga viti në vit, dhe zakonisht prekin kosovarët që jetojnë në vendet perëndimore.