Në kryeqytetin Kiev të Ukrainës, protestuesit pro Bashkimit Evropian janë përleshur me policinë, afër ndërtesës kryesore qeveritare.
Agjencitë e lajmeve raportuan se afro 1 mijë protestues ishin mbledhur afër ndërtesës së qeverisë së Ukrainës, në përpjekjet e tyre për ta detyruar presidentin e këtij vendi, Viktor Yanukovich, që ta kthejë kursin dhe këtë javë ta nënshkruajë marrëveshjen tregtare dhe politike me Bashkimin Evropian.
Protestuesit kanë brohoritur slogane në favor të Evropës dhe kanë kërkuar që të nënshkruhet marrëveshja me BE-në.
“Ukraina është Evropë”, kanë brohoritur protestuesit.
Ish-kampioni botëror në boks, Vitali Klitschko, aktualisht lider i partisë opozitare UDAR (Goditja), protestën e ka përshkruar në këtë mënyrë:
“Ka shumë polici këtu dhe policia e mbështet qeverinë. Qeveria është e frikësuar shumë nga populli. Ata janë të frikësuar se situata e njëjtë nga vitit 2004 mund të përsëritet. Kjo situatë ishte Revolucioni i Portokalltë”, tha Klitschko për Televizionin Al-Jazeera.
Liderët e protestës thanë se përpjekjet për depërtim në ndërtesën e qeverisë, që ishte përpjekja e dytë me radhë këtë javë, ishte veprim i personave të papërgjegjshëm të jashtëm.
Partia UDAR (Goditja) nëpërmjet një kumtese tha se “përkundër faktit se tubimi ishte paqësor, persona të panjohur kanë kryer provokim, i cili ka çuar në përleshje me policinë”.
Në një zhvillim tjetër, Departamenti i policisë së Kievit ka raportuar se protestuesit e kishin bllokuar trafikun përgjatë një rruge në qendër të qytetit, por policia e kishte detyruar masën, që të tërhiqet në rrugët e këmbësorëve.
Në demonstratën e së dielës kanë marrë pjesë afro 100 mijë vetë, dhe vlerësohet se kjo ishte protesta më e madhe në rrugët e Kievit, prej Revolucionit të Portokalltë pro demokratik, në vitin 2004.
Protesta ka pasur edhe në shumë qytete të tjera , përfshirë edhe pjesën lindore të Ukrainës, që konsiderohet se ka pikëpamje pro-ruse.
Nga ana tjetër, kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, tha se Marrëveshja për Asocim me Bashkimin Evropian, mund të nënshkruhet në samitin BE-Ukrainë, në fillim të vitit të ardhshëm.
Gjatë një interviste televizive, Azarov ka thënë se “Bashkimi Evropian në tërësi e kupton situatën ekonomike” të Ukrainës dhe se askush në Bruksel nuk e ka përjashtuar nënshkrimin e marrëveshjes. Javën e kaluar, Ukraina papritmas pat shpallur se po i pezullonte përgatitjet për nënshkrimin e pritur gjatë të marrëveshjes në samitin e Partneritetit Lindor të Bashkimit Evropian, që mbahet në fund të javës në Vilnius të Lituanisë.
Vlerësohet se ky nënshkrim do të ishte hapi i parë drejt integrimit të Ukrainës në BE, që do të shënonte një shkëputje historike të Ukrainës nga Rusia.
Vendimi për suspendim u bë në periudhën kur Parlamenti i Ukrainës dështoi ta miratojë legjislacionin, me të cilin do të mundësohej lirimi i ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, për të udhëtuar në Gjermani, për trajtim mjekësor.
Ky ishte njëri nga kushtet kryesore të BE-së për nënshkrimin e marrëveshjes me Ukrainën.
Qeveria ukrainase i ka përmendur shkaqet “e sigurisë kombëtare” për vendimin e saj, veçanërisht humbjet e mundshme ekonomike në tregtinë me Rusinë. Perëndimi tha se Ukraina është përkulur nga presioni i Moskës.
Presidenti rus, Vlladimir Putin, që rregullisht i është kërcënuar Ukrainës me ndëshkim, nëse Kievi e nënshkruan marrëveshjen, e ka akuzuar BE-në për “shantazh” ndaj Ukrainës. (f. bujupi)