Nuk mund të bëhet një krahasim ndërmjet rastit të intervenimit ndërkombëtar në Kosovë në vitin 1999 dhe rastit aktual të Sirisë, është thënë të premten në një seminar ndërkombëtar të organizuar në Prishtinë nga Ministria e Jashtme e Kosovës.
Seminari tashmë i përvjetshëm, i titulluar, Germia Hill Talks, kishte për qëllim të trajtonte temën “Ndërhyrja humanitare dhe shtetndërtimi, Kosova dhe më gjerë".
Moderatori i këtij debati, analisti i njohur britanik, Tim Judah tha se intervenimi në Kosovë, kishte karakterin humanitar dhe pasoi shumë lufta që kishin përfshi ish-Republikat Jugosllave, andaj komuniteti ndërkombëtar kishte një pasqyrë se çka mund të ndodhte në Kosovë më 1999 nëse nuk do të intervenohej.
Në seminar ka marrë pjesë edhe ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin.
Ai ka përsëritur qëndrimin amerikan se Kosova përbën një storie të suksesit e cila nga konflikti tani po ndërtohet në një shtet normal dhe modern.
Kurse duke u kthyer në vitin 1999, Rubin tha se Shtetet e Bashkuara ishin të vendosura të ndalnin dhunën e Milosheviqit dhe për këtë kërkonin një aleancë të gjerë për intervenim.
“Ne donim të kishim legjitimitetin më të madh të mundshëm, pa i dhënë të drejtën e vetos Rusisë. Dëshironim ta ndalnim këtë katastrofë më herët dhe jo pasi që ajo të përfundonte. Ne e dëshironim edhe përfshirjen e Kombeve të Bashkuara dhe Evropës dhe ne donim që të udhëhiqnin ndërhyrjen e NATO-s me aleatët”, tha Rubin.
Sa i përket rastit të sotëm të Sirisë, ai tha se ky është një problem shumë më i komplikuar sesa ai i Kosovës. Rubin tha se në Kosovë kishte një vizion se si të fillonin sulmet ajrore dhe të intervenohej edhe më pas me këmbësori, kurse në Siri, terreni duket të jetë i pamundur për të dërguar ushtrinë.
Atje ka miliona refugjatë, ndërkaq vazhdimisht po shkojnë xhihadistë nga e mbarë bota të luftojnë, rikujtoi Rubin, duke thënë se për Sirinë askush nuk mund të flas në këtë moment se kur mund të ndalet kjo luftë.
Problem tjetër, që nënvizoi ai, është edhe arritja e konsensusit politik ndërkombëtar për ndonjë aksion, pasi që sot faktorët politik global nuk janë njësoj si në vitin 1999, kështu që masa e vetme unike ishte ajo e shkatërrimit të armëve kimike të Asadit.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi tha se nuk mund të bëhet një krahasim mes Kosovës dhe Sirisë. Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë zgjidhje për të shkatërruar armët kimike të Asadit dhe se intervenimi nuk do të duhej të vihej në pikëpyetje.
Ndërkaq në lidhje me Kosovën, Thaçi tha se intervenimi i NATO-s dhe aleatëve në vitin 1999 kishte karakterin humanitar dhe paraqet një nga pikat kulmore në historinë moderne, jo vetëm të Kosovës por edhe shumë më gjerë.
“Mendoj se kanë qenë tre faktor të rëndësishëm që krijuan kushtet për intervenimin humanitar në Kosovë në vitin 1999. Faktori i luftërave dhe konflikteve të mëhershme, që në një mënyrë krijuan ndjenjën e fajësisë tek politikëbërësit në botë".
"Pas luftës në Kroaci, Bosnje dhe gjenocidit në Srebrenicë, lufta e Kosovës kishte mundësi që të bëhej më e përgjakshmja dhe më brutalja. Milosheviqi nuk kishte të ndalur e Kosova ishte pika e fundit që e mbushi kupën”, tha Thaçi.
Faktori i dytë që solli deri te vendimi për intervenim në Kosovë, sipas Thaçi ishte faktori njeri.
Personalitetet politike si presidenti Bill Clinton dhe bashkëshorten Hilary, sekretarja e shtetit Madeline Olbright, kryeministri Tony Blair, sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Javier Solana e deri te diplomatët si James Rubin e të tjerë që kishin ndikuar në këtë intervenim që kishte si synim ndaljen e një gjakderdhje të madhe që kanoste Kosovën.
Kurse faktori i tretë, sipas Thaçit ishte faktori lokal dhe lufta e zhvilluar për çlirimin e saj.
Në përgjithësi, intervenimi në Kosovë është vlerësuar si një vendim pozitiv i komunitetit ndërkombëtar që kishte për qëllim aspektin humanitar dhe ndaljen e një tragjedie shumë më të madhe që do të ndodhte.
Ky rast, u tha se mund të jetë një shembull se si duhet vepruar edhe në zonat e vendet tjera, kur është në pyetje aspekti humanitar.