Prishtinë: Telegrame ngushëllimi për vdekjen e zotit Olldashi

Prishtinë, foto nga arkivi

Udhëheqës institucionesh qendrore dhe përfaqësues të subjekteve më të mëdha politike në Kosovë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e deputetit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmë në një aksident tragjik.

Duke vlerësuar lart angazhimin e zotit Olldashi në ndërtimin e proceseve demokratike në Shqipëri, në telegramet e ngushëllimit nga Kosova vdekja e tij cilësohet si “humbje e një personaliteti të shquar, me kontribut të pazëvendësueshëm në kohën e tranzicionit të shtetit shqiptar”.


Zoti Olldashi, 41 vjeçar, ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.