Autoritetet e larta të Serbisë në vazhdimësi po u bëjnë thirrje qytetarëve serbë në Mitrovicën e veriut për të dalë në zgjedhjet lokale, të cilat përsëriten më 17 nëntor, në tri qendra të votimit në këtë komunë.
Më 3 nëntor, këto tri qendra ishin sulmuar nga persona të maskuar, të cilët e kishin thyer kutitë e votimit, kishin komprometuar materialin zgjedhor dhe vetë procesin.
Por, porositë, të cilat zyrtarët e shtetit të Serbisë ua drejtojnë serbëve të Mitrovicës së veriut për të dalë në zgjedhjet që do të përsëriten në këtë komunë, shpërfaqin shqetësimet e deklaruara të tyre, për mundësitë eventuale që në krye të kësaj komune të vijë kandidati me përkatësi etnike shqiptare.
Aleksandër Vulin , ministër pa portofol më Qeverinë e Serbisë, ka bërë thirrje për dalje masive të serbëve në zgjedhje, duke thënë se në të kundërtën, shqiptarët do ta marrin pushtetin lokal në Mitrovicën veriore.
“Momentalisht, shqiptarët po udhëheqin ndaj nesh me rreth 2 mijë deri 2 mijë e 500 vota. Kjo është gjendja momentale në Mitrovicën e veriut dhe me këtë gjendje dikush prej përfaqësuesve të shqiptarëve do të bëhet kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut”, ka porositur Vulin serbët e këtij qyteti.
Thirrje me porosi të ngjashme ka bërë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, duke përdorur të njëjtin pretekst.
“Nëse qytetarët e Mitrovicës së veriut mendojnë se është në rregull që kryetar i komunës të jetë një shqiptar dhe nëse mendojnë se e gjithë Serbia po gabon dhe se vetëm 10 mijë serbë kanë të drejtë, atëherë unë mendoj se ne nuk e meritojmë që të kemi atje çfarëdo pozicioni konstruktiv ose të mirë. Fundja, secili e ka pushtetin që e meriton dhe me fat ju qoftë”, ka theksuar Daçiq.
Ndërkaq, zëvendësi i parë i kryeministrit serb Daçiq, Aleksandar Vuçiq, madje ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë, duke përmendur kandidatin shqiptar për kryetar të Mitrovicës së veriut.
“Ne nuk kemi çfarë të themi. Nëse ata duan që kryetar i tyre të jetë Agim Deva, atëherë ai edhe do të jetë”, është shprehur Vuçiq.
Thirrjeve ndaj serbëve të Mitrovicës së veriut për të dalë në zgjedhje, me shqetësimet se shqiptarët do ta fitojnë pushtetin lokal në këtë komunë, u janë bashkuar edhe zyrtarë tjerë të shtetit serb. Ndër ta është edhe Veljko Odaloviq, sekretar i Qeverisë serbe:
“Unë shpresoj që në raundin e dytë të zgjedhjeve do të kemi sukses që t’i thërrasim mendjes”.
Ngjashëm ka reaguar edhe Marko Gjuriq, këshilltar i kryetarit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq. Ai e ka quajtur rrezik mundësinë eventuale që kandidati shqiptar ta marrë nën drejtim komunën e Mitrovicës së veriut.
“Neve na kërcënon rreziku që Mitrovica, bastioni më i madh i ynë në Kosovë, do të bjerë në dorën e atyre, për të cilët ju thoni se janë armiqtë më të mëdhenj”, është shprehur Gjuriq.
Por, si shihen këto thirrje nga njohësit e zhvillimeve politike në Serbi?
Vladimir Paviçeviq, profesor në Fakultetin e Shkencave politike në Beograd, duke folur për Radion Evropa e Lirë, konsideron se thirrjet e autoriteteve serbe kanë përmbajtje shoviniste.
“Kjo mund të trajtohet si një shovinizëm i pastër”, ka vlerësuar Paviqeviq.
Publicisti Boshko Jakshiq, ka thënë se konsideron që thirrjet me përmbajtje të tilla, autoritetet e Beogradit po e përdorin si adut të fundit:
“Duket e qartë se ky është aduti i fundit për atë popull të frikësuar, të cilin deri më tash e kanë mësuar se gjëja më e keqe që mund të ndodhë, është pikërisht një shqiptar për kryetar komune. Nga këndvështrimi i pragmatizmit të ulët, atëherë kjo është e kuptueshme”.
Situatën ku kandidati shqiptar eventualisht do të fitonte zgjedhjet për kryetar komune në Mitrovicën e veriut, për të cilën autoritetet e Beogradit në formë deklarative po e shprehin frikën, kandidati tjetër për kryetar në këtë komunë, Oliver Ivanoviq, e shpjegon kështu:
“Pas zgjedhjeve, ai njeri do të ishte në situatën ku nuk do të mund të hynte në ndërtesën e Kuvendit komunal dhe me siguri që askush prej serbëve nuk do t’i drejtohej për çfarëdo kërkese”.
Ivanoviq ka vlerësuar se është e vështirë që në Mitrovicën e veriut, të realizohen parimet e shoqërisë shumetnike, të cilat, sipas tij, parashohin shkallë të lartë të tolerancës ndëretnike dhe të vetëdijes politike.
“Ne nuk i kemi ato. Ne jemi groposur në istikame dhe ende i luftojmë betejat e shekullit XIX. Unë mund të mos pajtohem me këtë, por ky është fakt”, ka thënë Ivanoviq.
Ndryshe, profesor Paviçeviq, vlerëson se retorika, të cilën e përdorin zyrtarët e Beogradit ka mbetur e njëjtë si dikur, pavarësisht rrethanave të reja në të cilat gjendet Serbia sot.
“Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq janë në situatë që ta kafshojnë bishtin e tyre. Ata tash, kërkojnë që të ndryshohen paksa, por me të njëjtin lloj të porosive shoviniste. Është e pabesueshme që për çështjet e brendshme, do të thotë brenda Serbisë dhe jashtë Kosovës, ekziston një retorikë, e cila është evropiane”.
“Por, kur arrijmë te tema e Kosovës, në mënyrë absolute ajo retorikë transformohet në porosi të llojit të njëjtë, të cilat i ndërlidhim me Vuçiqin kur ai ishte zëri më i lartë i bërtitjes në Partinë ultra të djathtë Radikale Serbe”, ka theksuar Paviçeviq.(b.bislimi)
Më 3 nëntor, këto tri qendra ishin sulmuar nga persona të maskuar, të cilët e kishin thyer kutitë e votimit, kishin komprometuar materialin zgjedhor dhe vetë procesin.
Por, porositë, të cilat zyrtarët e shtetit të Serbisë ua drejtojnë serbëve të Mitrovicës së veriut për të dalë në zgjedhjet që do të përsëriten në këtë komunë, shpërfaqin shqetësimet e deklaruara të tyre, për mundësitë eventuale që në krye të kësaj komune të vijë kandidati me përkatësi etnike shqiptare.
Aleksandër Vulin , ministër pa portofol më Qeverinë e Serbisë, ka bërë thirrje për dalje masive të serbëve në zgjedhje, duke thënë se në të kundërtën, shqiptarët do ta marrin pushtetin lokal në Mitrovicën veriore.
“Momentalisht, shqiptarët po udhëheqin ndaj nesh me rreth 2 mijë deri 2 mijë e 500 vota. Kjo është gjendja momentale në Mitrovicën e veriut dhe me këtë gjendje dikush prej përfaqësuesve të shqiptarëve do të bëhet kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut”, ka porositur Vulin serbët e këtij qyteti.
Thirrje me porosi të ngjashme ka bërë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, duke përdorur të njëjtin pretekst.
“Nëse qytetarët e Mitrovicës së veriut mendojnë se është në rregull që kryetar i komunës të jetë një shqiptar dhe nëse mendojnë se e gjithë Serbia po gabon dhe se vetëm 10 mijë serbë kanë të drejtë, atëherë unë mendoj se ne nuk e meritojmë që të kemi atje çfarëdo pozicioni konstruktiv ose të mirë. Fundja, secili e ka pushtetin që e meriton dhe me fat ju qoftë”, ka theksuar Daçiq.
Ndërkaq, zëvendësi i parë i kryeministrit serb Daçiq, Aleksandar Vuçiq, madje ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë, duke përmendur kandidatin shqiptar për kryetar të Mitrovicës së veriut.
Nëse ata duan që kryetar i tyre të jetë Agim Deva, atëherë ai edhe do të jetë.