Njeriu që konsiderohet si armiku më i keq i ushtrisë pakistaneze, është zgjedhur për lider të ri të grupit të talibanëve pakistanezë, Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP).
Maulana Fazlullah, lideri i talibanëve në zonat veriperëndimore të Pakistanit, zëvendëson në detyrën e re, Hakimullah Mehsudin, i cili u vra në një sulm të datës 1 nëntor, që dyshohet të jetë telekomanduar nga amerikanët.
Fazlullah, njihet ndryshe me nofkën “Radio Mullah”, si rrjedhojë e fjalimeve të tij të shumta në radio, në Luginën Suat në Pakistan, gjatë viteve 2007 deri më 2009.
Ai konsiderohet një orator pasionant dhe figura më serioze nga komandantët talibanë të linjës së fortë.
Brigadieri i pensionuar i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Mehmood Shah thotë se ndjekësit e grupit TTP, e konsiderojnë Fazlullahun si një nga figurat më atraktive në hierarkinë ushtarake të grupit.
"I kam dëgjuar intervistat e tij, në të cilat ai lë të kuptohet se është një figurë karizmatike, që mund t’i nxisë njerëzit me zërin e tij. Mendoj se personaliteti i tij është ai i një individi mashtrues. Ai mund të ndryshojë qëndrim shumë shpejt. Mendoj që ky fakt përbën anën e tij të dobët dhe të fortë, njëkohësisht”, thotë Shah.
Shah e kishte takuar Fazlullahun në kohën sa shërbente si oficer sigurie në provincën veriperëndimore të Kiber Paktunkuas.
Ai thotë se ngritja e Fazlullahut ishte lehtësuar dhe ndihmuar nga vjehrri i tij, Maulana Sufi Muhammad, një klerik i linjës së fortë.
“Ai ka qenë student i Sufi Muhammadit që më pas u martua me të bijën e tij. Fazlullah kishte ndjekur studimet në Medresenë e linjës së fortë në Panxhpir. Kam kuptuar kohët e fundit, se Fazlullahu është ndarë me të bijën e Muhammadit, dhe se për rrjedhojë të dy burrat i kanë prishur marrëdhëniet mes vete. Fazlullah në fakt, e ka ‘kidnapuar’ lëvizjen e Muhammadit dhe po e avancon atë më tutje”, shton Shah.
Muhammad kishte udhëhequr një rebelim kundër Qeverisë pakistaneze në vitet e ’90-ta. Ai kishte kërkuar vendosjen e Ligjit të Sheriatit në Luginën Suat, por ishte mposhtur nga ushtria pakistaneze.
Shah thotë se Fazullahu, e kishte shoqëruar vjehrrin e tij në Afganistan, në vitin 2001. Muhammad kishte udhëhequr rreth 10 mijë burra për në Afganistan, pasi Shtetet e Bashkuara kishin nisur një fushatë intensive për pastrimin e Afganistanit nga talibanët, pas sulmeve të 11 shtatorit.
Të dy burrat ishin arrestuar, pas kthimit në Pakistan.
Derisa Muhammad ndodhej në burg, rrëfen Shah, Fazlullah filloi të fitonte mbështetje, duke mbajtur fjalime të rrepta, në një radio ilegale, nga një xhami e vogël në Suat, në vitin 2005.
Përgjatë dy vjetëve vijuese, Fazlullah fitoi gati kontroll të plotë në Suat. Nën drejtimin e tij, burrat në Suat u detyruan të mbanin mjekra të gjata, ndërsa rrahjet publike për spiunët e dyshuar dhe sulmuesit e linjës së fortë të Fazlullahut, u bënë rutinë.
Fazlullah ndërtoi lëvizjen e tij me ndihmën e grave, të cilat dhuruan para të gatshme dhe stoli, në përgjigje të transmetimeve të tij radiofonike, nga xhamia e tij, në fshatin Dehri në Suat.
Por, në momentin kur fitoi pushtet dhe kontroll mbi situatën, gratë ishin ato që vuajtën pothuajse më së shumti. Ai i dekurajoi ato që të dilnin nga shtëpitë, i detyroi në martesa të pavullnetshme dhe synoi të mbyllte shkollat e vajzave.
Pas dështimit për të arritur paqe në negociatat me Fazlullahun, një operacion i madh ushtarak pakistanez, e largoi atë nga Suati në vitin 2009. Nga kjo kohë ai besohej të ishte aktiv në provincën veriperëndimore të Nuristanit.
Raportohet se Fazlullah kishte urdhëruar edhe sulmin ndaj Malala Yousafzait, aktivistes 16-vjeçare të edukimit, e cila u qëllua nga talibanët në tetor të vitit 2012.
Shah thotë se zgjedhja e Fazlullahut, nuk është sinjal i mirë për përpjekjet e Islamabadit për t’i dhënë fund kryengritjes së talibanëve, përmes bisedimeve.
“Besoj se Qeveria e Pakistanit, do të detyrohet të rishqyrtojë presionin për bisedime me talibanët. Për shkak të mashtrimeve nga ana e Fazlullahut, një përpjekje e mëhershme për bisedime me këtë grup, dështoi, duke shtyrë Islamadain zyrtar të ndërmarrë një operacion ushtarak”, përfundon Shah.(f.syla)