Thaçi: Do ta menaxhojmë suksesshëm incidentin në veri

Hashim Thaçi, foto nga arkivi

Do ta menaxhojmë suksesshëm edhe incidentin e izoluar që ka ndodhur në tri qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar gjithë procesin zgjedhor për pushtetin lokal në Kosovë si legjitimim të marrëveshjes së arritur me Serbinë në Bruksel më 19 prill të këtij viti.

Këtë deklaratë zoti Thaçi e ka dhënë në Bruksel, në fillim të takimit bilateral me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Catherine Ashton, e cila paraprakisht është takuar sot me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

Zoti Tjhaçi thënë se sot në Bruksel do të bisedohet edhe për zbatimin të marrëveshjeve të arritura, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe policisë, ku, siç tha ai, Serbia është vonuar.