Vëzhguesit evropian i japin notë kaluese mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit në nivel të Kosovës, përjashtuar veriun ku thonë se pati tentativë për të sabotuar procesin.
Kryesuesi i misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, Roberto Gualtieri tha të martën se është për të ardhur keq sulmi në veri në ditën e zgjedhjeve, por zgjedhjet si tërësi paraqesin një hap të madh para për demokracinë.
“Në pjesën më të madhe të Kosovës, dita e zgjedhjeve ka kaluar në mënyrë të qetë dhe paqësore. Natyrisht, unë i dënoj sulmet në Mitrovicën e veriut. Këto nuk ishin vetëm sulme ndaj ndërtesës së qendrave të votimit, por ishte sulm ndaj të drejtës fundamentale të njerëzve për të shprehur dëshirën e tyre përmes votës. Megjithatë, fakti që njerëzit kanë dalë për të votuar dëshmon se ata që donin ta sabotonin procesin kanë dështuar”, tha Gualtieri në Prishtinë.
Sipas tij, zgjedhjet në veri ishin të suksesshme përkundër tentativave nga kundërshtarët e zgjedhjeve në veri të Kosovës, për të bindur serbët atje që të mos votojnë.
“Suksesi i zgjedhjeve në veri, ishte prishur pak para mbylljes së votimit”, thotë ai për të shtuar se sulmi ndaj tri qendrave të votimit ka rezultuar me “braktisjen e procesit zgjedhor atje. Por, kutitë tjera të votimit nga komunat tjera veriore janë sjell në Prishtinë”, tha ai.
Guaktieri tha po ashtu se vëzhguesit që ishin të shpërndarë në 38 komuna kanë dhënë notat e tyre për procesin zgjedhor.
“32% të vëzhguesve kanë dhënë notën e shkëlqyeshme, 54% mirë, 10% të kënaqshëm, dhe vetëm 3.3% dobët ose pamjaftueshëm”, tha ai.
Persona të maskuar kanë hyrë të dielën rreth orës 17 në qendrat e votimit në shkollën “Shën Sava”, “Shkollën Teknike” dhe “Shkollën e Mesme të Mjekësisë”, që janë tri qendrat e votimit për Mitrovicën e Veriut.
Në xhirimet e postuara në portale të ndryshme, shihen kuti të demoluara të votuesve, ndërsa raportohet edhe se listat e votuesve janë marr nga agresorët që sulmuan këto vendvotime.
OSBE-ja ishte mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për lehtësimin e procesit zgjedhor në katër komunat veriore, ndërsa ka bërë të ditur të mos ketë pasur mundësinë të merr materialin zgjedhor nga këto tri qendra votimi.
Vëzhguesit evropianë nuk deshën të japin një vlerësim të tyre se cila pjesë e hallkës nuk funksionoi për të siguruar votën e qytetarëve serb në këto tri qendra votimi.
Por vëzhguesit e Rrjetit Evropian i Organizatave për Vëzhgimin e Zgjedhjeve - ENEMO, thonë se procesi pësoi çarje të sigurisë.
Zllatko Vujiçiq, që është shef i vëzhguesve të ENEMO-së në zgjedhjet e 3 nëntorit, tha të martën për mediat në Prishtinë se forcat e rendit në Mitrovicën e Veriut nuk kanë qenë në nivel të detyrës.
“Dështimi për të garantuar sigurinë, kombinuar me situatën komplekse politike, ka ndikuar që një numër i votuesve të mos kenë mundësinë lirisht të ushtrojnë detyrën e tyre në komunën e Mitrovicës së Veriut”, thotë ai.
Ky grup i vëzhguesve ndërkombëtar thotë se problem tjetër është edhe braktisja e procesit zgjedhor që ka bërë OSBE-ja në tri komunat, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zvecan.
Ai bënë të ditur se organet e rendit nuk ka reaguar me kohë, pasi vëzhguesit ndërkombëtar i ishin ankuar gjatë tërë ditës policisë për kërcënimet që po merrnin ata dhe votuesit serbë që iu drejtonin kutive të votimit në veri.
“Atmosfera e tensionuar brenda dhe jashtë qendrave të votimit ishte raportuar gjatë tërë ditës. Tensionet u rritën para mbylljes së votimit, duke rezultuar me mbylljen e procesit në të gjitha vendvotimet në katër komunat”, thotë Vujiçiq.