Ish-gjykatësi spanjoll, Baltasar Garzon, i ka bërë thirrje OKB-së që t’i bëjë presion vendit të tij për hetimin e zhdukjes së rreth 150 mijë civilëve, të cilët besohet të jenë vrarë, nga regjimi i diktatorit Francisco Franko, mes viteve 1936 dhe 1951.
Reuters raporton se hetimet e Garzon-it u ndalën në vitin 2008, pasi prokurorët vendosën që një amnesti e shpallur në vitin 1977, pas vdekjes së Frankos, i pezullonte hetimet për krimet e kryera nën urdhërat e tij.
Megjithatë Grazon ka thënë se shpreson që OKB-ja do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së tij.
Kjo çështje është në agjendë këtë javë në Komitetetin për të Zhdukurit, i cili monitoron performancën e shteteve, mbi bazat e një konvente të vitit 2010, të cilën Spanja dhe 39 vende të tjera e kanë ratifikuar.