Pensionisti Vladimir Pekny dhe gruaja e tij Hana Pekna janë ulur në një park pranë banesës së tyre në Pragë dhe flasin për zgjedhjet e ardhshme në Republikën Çeke.
Skandalet që kanë rrëzuar qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Petr Necas, në muajin qershor, ende peshojnë rëndë në mendjet e votuesve, duke u dhënë shansin komunistëve që të fitojnë më shumë ndikim politik seç kanë pasur qysh në vitin 1989.
Kjo e kënaq Peknyn, mekanik në pension. Ai është nostalgjik për marrëdhëniet tregtare të epokës komuniste, që dikur kanë lidhur Pragën me fqinjët e bllokut sovjetik, dhe vajton privatizimin e fushave të thëngjillit, që e përshkruan si plaçkitje të thesareve kombëtare.
Çifti thotë se është lodhur duke bërë përpjekje për t’ia dalë mbanë me pensionet, ndërkohë që politikanët e korruptuar keqpërdorin pozitat për të mbushur xhepat e tyre.
Pekny: Do të shkoj të votoj me gruan time. Do të votojmë për komunistët.
Pekna: Kemi kaluar shumë mirë gjatë kohës komuniste.
Pekny: Por, askush nuk do të formojë qeverinë me ta. Do të ishte mirë nëse komunistët fitojnë më shumë ulëse në parlament. Do të ishte mirë, sepse nëse komunistët kanë më shumë anëtarë në parlament, ata mund të kontrollojnë gjithë legjislacionin.
Qëndrimin e Peknyt e ndajnë gjithnjë e më shumë çekë. Një sondazh i kryer këtë vit ka gjetur se një në tre të anketuar ka thënë se jeta ka qenë më e mirë nën regjimin komunist.
Pjesëmarrja e ulët që pritet, për shkak të zhgënjimit të votuesve të qendrës së djathtë, po ashtu pritet t’i japë shtysë së majtës.
Social-demokratët e qendrës së majtë, me rreth 22 për qind mbështetje në sondazhe, pritet të fitojnë më së shumti vota, por jo të mjaftueshme për të formuar qeveri të shumicës.
Kjo ngre potencialin për negociata me komunistët, të cilët në shumicën e anketave pozicionohen në vendin e dytë.
Udhëheqësi i social-demokratëve, Bohuslav Sobotka, ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së komunistëve në koalicionin qeverisës, në përputhje me ndalesën e partisë së tij për bashkëpunim me partitë ekstremiste në nivel kombëtar.
Por, ai ka thënë se partia e tij është e hapur për formimin e një qeverie të pakicës, e cila mbështetet në përkrahjen e ligjvënësve komunistë, gjatë votimeve të rëndësishme në parlament.
Analisti politik, Jiri Pehe, ka qenë ndihmës i presidentit të ndjerë të Çekisë, Vaclav Havel. Ai thotë se e majta po rritet edhe për shkak të votave të protestës.
“Për fat të keq, mendoj se mesazhi i antikomunizmit politik është dëmtuar shumë nga performanca e qeverisë së mëparshme. Qeveria e Petr Necasit ka qenë shumë jopopullore, saqë shumë njerëz, që kanë qenë antikomunistë, kanë nisur të thonë: edhe një qeveri me mbështetjen e komunistëve nuk mund të jetë më e keqe se qeveria e Petr Necasit”, thotë Pehe.
Për një vend që ka organizuar demonstrata masive si Revolucioni i Kadifenjtë, i cili ka përmbysur regjimin komunist të Çekosllovakisë më 1989, mundësia që komunistët të përfundojnë si ndarës të pushtetit, është e habitshme.
Haveli, udhëheqës i Revolucionit të Kadifenjtë, i cili është bërë presidenti i parë post-komunist i Çekosllovakisë dhe Republikës Çeke, ka paralajmëruar para vdekjes së tij më 2011 se kur njerëzit investojnë shpresat në një politikan, shpresat e tyre të papërmbushura mund të kthehen në rezistencë.
Vladimir Broz, këngëtari çek i njohur për adhuruesit e tij si “Vladimir 518”, është i shqetësuar.
Disa ditë para zgjedhjeve të 25 dhe 26 tetorit, Broz dhe muzikantë të tjerë çekë kanë tubuar mijëra njerëz në sheshin e qytetit të vjetër të Pragës, për një koncert që synonte motivimin e të rinjve për të votuar.
Ndryshe nga tubimet e mëdha politike, muzikantët nuk kanë mbështetur kandidatë apo parti të veçanta. Broz thotë se ata thjesht duan të shtojnë votat anti-komuniste.
“Është vërtet çmenduri që Partia Komuniste të marrë pushtet në një periudhë kaq të shkurtër pas ndryshimeve që ka sjellë Revolucioni i Kadifenjtë, më 1989”, thotë Broz.
Regjisori çek, Juraj Herz, është po ashtu i pakënaqur me peisazhin politik. Gjatë viteve 1960 dhe 1970, filamt e tij janë shfaqur në Festivalin e Filmit në Kanë dhe janë nominuar për Oscar, por ata janë ndaluar në Çekosllovakinë komuniste.
Herz u bën thirrje çekëve që të votojnë kundër çdo partie, që mbështet apo bashkohet me komunistët.
“Jam i ngopur me të gjitha këto dhe nuk më pëlqen që komunistët të fitojnë më shumë pushtet. Shpresoj që kjo të marrë fund”, thotë ai.(v.tela)