Babai i Leonarda Dibranit, vajzës e cila u ekstradua nga Franca për në Kosovë, ka deklaruar për Associated Press, se pretendimi që janë nga Kosova, është i rrejshëm, dhe se ishte bërë me qëllim të nxitjes së keqardhjes.
Gënjeshtra nuk kishte funksionuar, prandaj familja Dibrani ishte ekstraduar nga Franca, si imigrantë ilegalë.
Franca, kryen vazhdimisht ekstradime të tilla, por mënyra në të cilën u arrestua Leonarda, derisa po kthehej nga një udhëtim me klasën, ka nxitur protesta dhe reagime.
Në vorbullën e këtyre ngjarjeve, janë ngritur shumë pyetje për familjen Dibrani.
Aktivistët që kanë punuar me këtë familje, thonë se ata e lanë Kosovën për shkak të diskriminimit.
Por, babai i Leonardës, Reshat Dibrani, i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press, se deklarata që ata janë nga Kosova, ishte një gënjeshtër me qëllim që të siguronte një jetë më të mirë për gjashtë fëmijët e tij.
Duke prezantuar kopje të ceritifikatave të lindjes, ai ka thënë se ai ka lindur në Kosovë, por më pas është shpërngulur në Itali, ku kanë lindur të gjithë fëmijët e tij, të cilët nuk kanë shtetësi italiane.
Ai besonte se gjasat për jetë ishin më të mira në Francë, prandaj ishte shpërngulur aty nga Italia, duke pretenduar se e gjithë familja kishte ikur nga Kosova si pasojë e diskriminimit.
“Ne thamë se jemi nga Kosova, në mënyrë që t’i merrnim dokumentet”, është shprehur Dibrani. “Po të kishim thënë se jemi nga Italia, Franca do të na kishte kthyer aty”.
Rasti i familjes Dibrani dhe një nxënësi të shkollës së mesme nga Armenia, të cilët u ekstraduan gjatë vikendit, ka nxitur protesta në rajonin e Parisit.
Mijëra të rinj kanë protestuar në mënyrë paqsore afër Pallatit të Bastijës, duke i quajtur ekstradimet të padrejta.(f.syla)