Kosova pritet të përmbyllë MSA-në në verë

Ilustrim

Brukseli shpreson të nisë negociatat për Marrëveshjen e Sabilizim Asociimit me Kosovën në fund të tetorit dhe ta përmbyllë atë verën e ardhshme.

Kështu thuhet në një draft-raport të Komisionit Evropian, i cili është parë nga Radio Evropa e Lirë.

Draft-raporti theskon rëndësinë e zgjedhjeve të rregullta lokale, që do të mbahen më 3 nëntor në Kosovë.

Ai po ashtu thotë se Kosova duhet të bëjë reforma të mëtejshme në sundimin e ligjit dhe gjyqësor.

Draft-raporti thotë se Kosova duhet të sigurojë edhe prova konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.

Ai po ashtu kërkon që Kosova të ofrojë siguri për gjyqtarët, prokurorët dhe dëshmitarët.