Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë sot Kurban Bajramin.
Ceremonia kryesore e faljes është bërë në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmed Fatih”, ku ishin mbledhur qindra besimtarë.
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i tha xhematit se duhet lutur Zotin që t’i begatojë me të mirat e tij, në këtë dhe botën tjetër.
Ai kujtoi pesë shtyllat në të cilat është i ndërtuar Islami, dhe porositë hyjnore “të drejtës, të vërtetës dhe të mirës”.
Pas faljes së Bajramit, rrugicat që çonin në drejtim të Xhamisë së Madhe, ishin shndërruar në vendparkingje për shitës të kurbanëve.
Gjatë tri ditëve sa festohet Kurban Bajrami në Kosovë, është zakon që të therren deshë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterines ka bërë apel ditë më parë që të mos therren kurbanët jashtë “thertoreve të autorizuara të AUV-it”.
Prijësit institucionalë dhe politikë të vendit kanë uruar besimtarët myslimanë të Kosovës.
Në telegramet e tyre, ata kanë përçuar porosi të bashkimit në kuadër të frymës për të ndërtuar shtetin.
Sipas të dhënave nga anketat demografike të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 94.7 % është numri i besimtarëve mysliman në nivel vendi.