Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për ndalesën e vizitave të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë në Kosovë gjatë kohës së fushatës zgjedhore, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, këshilltari i parë i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku.
Ndonëse një lajm i tillë kishte buruar nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, Çollaku ka thënë se kjo ka mundur të ketë qenë ndonjë keqkuptim.
“Si duket është krijuar ndonjë keqkuptim i panevojshëm. Nuk ka ndonjë vendim të tillë në fuqi. Qeveria e Kosovës ka në fuqi procedurat për vizitat e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Serbisë në Kosovë të cilat do të vazhdojnë të zbatohen edhe në të ardhmen”, ka thënë Çollaku.
Sipas tij, kjo nënkupton që “çdo kërkesë e zyrtareve të Serbisë e cila iu drejtohet autoriteteve të Kosovës për të marrë leje për të vizituar Kosovën do të trajtohet në mënyrë individuale dhe varësisht nga rrethanat dhe situata, dhe duke i marrë parasysh kriteret që janë në fuqi do të jepen përgjigje relevante”.
I pyetur nëse vizitat do të zhvillohen edhe në shërbim të fushatës zgjedhore, Çollaku ka rikujtuar se “kriteret janë të qarta dhe varësisht se sa i zbatojnë kriteret zyrtarët serbë, ashtu edhe do të trajtohen kërkesat e tyre për vizita në Kosovë”.
Një ditë më parë, zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri kishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kishte marrë vendim që zyrtarëve serbë t’iu ndalohet hyrja në Kosovë gjatë fushatës parazgjedhore, e cila nis më 3 tetor.
“Dihet që fushata zhvillohet brenda një shteti dhe nuk ka nevojë që zyrtarët e një tjetër vendi të vijnë”, kishte deklaruar Tahiri.
Lajmi fillestar për ndalesën e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, kishte irrituar shumë autoritetet në Beograd. Ishte vetë presidenti Tomislav Nikoliq ai i cili e vuri në dyshim vazhdimin e dialogut me Kosovën, në rast se Prishtina kishte vendosur t’u ndalonte zyrtarëve të qeverisë serbe vizitat në Kosovë.
“Beogradi do të provojë që përmes Bashkimit Evropian të ndryshojë këtë vendim të Prishtinës dhe nëse ky vendim nuk tërhiqet, atëherë do të bisedojmë dhe vendosim nëse do të marrim pjesë në një proces që udhëhiqet një anshëm nga Prishtina dhe a mundet që të mbani zgjedhje pa kurrfarë fushate”, ka thënë Nikoliq.
Ndërkohë, zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka konfirmuar thirrjen e takimit të radhës midis kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq më 7 tetor në Bruksel.
Zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kociançiq ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog me theks të veçantë në procesin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
“Ata do të vlerësojnë përparimet në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit”, ka thënë Kociançiq.
Roli aktiv i Beogradit në zbatimin e marrëveshjes dhe inkurajimit të serbëve të Kosovës, sidomos atyre të komunave veriore, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 3 nëntorit, ishte njohur edhe me planin e zbatimit të Marrëveshjes së 19 prillit.
Por, pakënaqësitë e Prishtinës zyrtare kishin të bënin me mesazhet politike që autoritetet serbe transmetonin, duke mbështetur vetëm listën unike, Iniciativa qytetare serbe.
Megjithatë, duket se pohimet e disa zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës për ndalesën e vizitave për zyrtarët e Qeverisë së Serbisë gjatë fushatës aktualisht kanë mbetur vetëm si një lloj paralajmërimi dhe asgjë më tepër.