Strukturat paralele që Serbia i “ushqen” në Kosovë, vazhdojnë të funksionojnë edhe pas datës kur ato duhej shpërbërë.
Tridhjetë shtatori ishte dita e fundit, kur Prishtina dhe Beogradi, me Brukselin si dorëzan, u pajtuan që strukturat serbe të sigurisë në Kosovë, do të shuhen.
Por, kjo nuk ndodhi këtë të hënë, dhe madje nuk dihet ende se kur do të vjen kjo ditë.
Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri, fajin për këtë ia hedh Serbisë, kurse përgjegjësi po kërkon edhe nga Bashkimi Evropian.
“Përparimet në këtë drejtim, mendoj se duhet parë në relacion BE-Serbi, ku BE-ja duhet të kërkoj nga Serbia që të plotësoj obligimet e saja, dhe obligimet janë të tri palëve. Në këtë proces, shteti i Kosovës, shteti i Serbisë dhe Bashkimi Evropian si lehtësuese, të gjitha palët kanë obligim që të realizojnë të gjitha obligimet që dalin nga plani për zbatim i marrëveshjes”, thotë Tahiri për Radion Evropa e Lirë.
Në bazë të marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, dhe në bazë të planit për zbatim dhe konkluzioneve të grupit për çështje të sigurisë, dy palët ishin pajtuar në Bruksel që 30 shtatori është afati i fundit për zhbërjen e të gjitha strukturave të sigurisë që Serbia ka në Kosovë.
Në zyrën e baroneshës Catherine Ashton, të hënën komentuan pak këtë thirrje të Prishtinës, pasi vlerësojnë se çështje kyçe mbetet zbatimi i marrëveshjes, e jo pengimi i saj.
Zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijançiq shpjegon:
“Ajo që mund të them është se zbatimi i marrëveshjes është kyç, dhe se ne jemi në kontakt me njërën dhe palën tjetër. Po punojmë në atë [drejtim] që zbatimi të vazhdojë. Kjo ishte çështje e diskutimeve, edhe javën e kaluar kur Baronesha Ashton takoi në New York, edhe presidentin Nikolliq dhe kryeministrin Thaçi”, tha Maja Kocijançiq për Radion Evropa e Lirë.
Kurse në Beograd, në zyrën e presidentit Tomisllav Nikolliq thonë se fajtore është Prishtina, e cila nuk po i përmbahet zotimit të dhënë.
Marko Gjuriq, që këshillon presidentin e Serbisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Prishtina zyrtare nuk i ka kryer detyrat e shtëpisë, ashtu siç e parasheh marrëveshja e 19 prillit.
“Dalja e vetme nga ky pat-pozicion, është ndalimi i pengesave, dhe zbatimi i plotë i asaj për të cilën jemi marr vesh, përfshirë edhe themelimin e Gjykatave Themelore dhe Prokurorive në vendbanimet me shumicë serbe, dhe zbatimi i plotë i ligjit për amnisti, dhe fillimi i punës në ndryshimin e akteve ligjore, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, thotë Gjuriq.
Zyrtari i lartë serb argumenton se marrëveshja në fushën e drejtësisë dhe policisë është penguar për shkak të, siç thotë ai, neglizhencën e Prishtinës që deri më 1 shtator të themelojë gjykatat e reja Themelore.
Si argument të dytë përmend, ligjin për amnisti i cili vazhdon të mbaj peng integrimin e serbëve në polici, dhe se ky akt ligjor duhet të formulohet ashtu siç palët janë pajtuar në Bruksel.
“Kjo sjell deri te pengesat për realizimin e kësaj pjese të marrëveshjes së Brukselit”, thotë ai.
“Prandaj, ne presim që në interes të procesit, i cili është nisur, dhe në interes të gjithë qytetarëve në Kosovë, Prishtina do të ndalet së frenuari [penguari] këtë pjesë të marrëveshjes, në mënyrë që ne të mund të themi se kredibiliteti i marrëveshjes për të cilën është dhënë pajtim, të mos jetë çdo ditë i penguar nga njëra palë, siç është tani rasti”, tha Gjuriq për Radion Evropa e Lirë.
Ankesa për dhe rreth datave të caktuara, ka edhe Prishtina zyrtare.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri sqaron se “Serbia edhe pse ka pas obligim që me 16 shtator të dorëzojë listën e të gjithë atyre individëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës, atë nuk e ka dorëzuar”, dhe si rrjedhojë policët e dikurshëm të MUP-it ende nuk janë integruar në Policinë e Kosovës.
Ajo shpjegon se përveç mbylljes së zyrave të “ish MUP-it që kanë vepruar ilegalisht në veri”, Mbrojtja Civile vazhdon të funksionojë e papenguar.
“Konkluzionet e Brukselit thonë qartë që Serbia duhet t’i ndalë pagesat, të gjitha pagesat për strukturat ilegale të sigurisë. Sipas palës serbe, është nxjerr një vendim për të ndal pagesat për ish-strukturat e MUP-it, mirëpo për strukturat tjera nuk ka pasur përparime”, thotë kryenegociatorja Edita Tahiri.
Javën e kaluar delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit u ftuan edhe për një raund bisedimesh në Bruksel, ku pritej të nxirret një listë me emrat e ish-policëve të MUP-it në veri, që duan t’i bashkohen Policisë së Kosovës. Mirëpo takimi dështoi.
“Në këto procese të bisedimeve gjithmonë ka mundësi të gjenden arsye të pabaza, për të krijuar pretekste të zvarritjes”, vlerëson Tahiri ndërsa akuzon Beogradin se qëllimisht po e pengon procesin e integrimit të serbëve verior në jetën institucionale të Kosovës.