Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ndonëse ndër vite është pajisur me aparaturë të shtrenjtë, me vështirësi po punohet me to. Madje, disa nga to, tashmë janë jashtë funksionit.
Drejtori mjekësor i QKUK-së, Nexhmedin Shala, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se blerja, mirëmbajtja dhe servisimi i aparaturave që i posedon institucioni në fjalë, janë shumë të shtrenjta.
Ai shpjegon se përse disa nga këto aparatura janë jashtë funksionit.
“Ndër ato aparaturat e shtrenjta e që nuk shfrytëzohen është CT 16 në Qendrën Emergjente për shkak të një defekti që nuk është riparuar. Tenderët për riparim kanë pësuar rënie vazhdimisht nga organet e caktuara që merren me prokurimin. Aparaturë tjetër e shtrenjtë që nuk punon në QKUK është edhe urodinamika, aparaturë kjo e rregullt e testuar, mirëpo për shkak të mungesës së hapësirës, është jashtë funksionit”.
“Kohëve të fundit kemi pasur herë pas here dëmtime tek aparaturat e shtrenjta, një prej atyre që është me dëmtime dhe funksionon, është gama-kamera në mjekësinë nukleare, si dhe CT 64 me dëmtime të vogla, por vazhdojmë të punojmë me të me kujdes të veçantë”, bën të ditur Shala.
Ndërkaq, Fahredin Veselaj, drejtor i Klinikës së Urologjisë, ka pohuar për Radion Evropa e Lirë, se në klinikën që ai udhëheq, ka aparate jashtë funksionit. Veselaj ka bërë të ditur se është caktuar data 3 tetor kur aparatura në këtë klinikë do të hyjë në funksion.
“Në urologji kemi aparatin e-zellit, i ri, që e kanë sjellë dhe është dashur të funksionalizohet më herët, por deri tash ende nuk është në funksion. Presim ekspertët e Siemens-it që të fillojnë punën. Është caktuar më 3 dhe 4 tetor. Ai aparat shërben për thyerjen e gurëve. Për fillim do të vijnë gjermanët ose sllovenët”.
“Një aparat të tillë ne e kemi pasur edhe më herët, 10 vjet kemi punuar me të, por ka qenë firmë tjetër. Dhe, secila aparaturë i ka specifikat e veta në kuptimin e koordinimit të lëvizjes së aparatit”, është shprehur Veselaj.
Ai ka shtuar se stafi është i trajnuar për të punuar me këto aparate, ndonëse janë të reja:
“Stafi është i trajnuar për të punuar me aparate të tilla. Për çdo vit kemi pasur nga 500 raste të thyerjes së gurëve. Por, aparati i ri që është sjellë, është më i sofistikuar në kuptimin kompjuterik dhe kemi pasur pak vështirësi. Nuk kemi bërë trajnimin teknik të aparatit. Dhe tash po presim një ekspert nga jashtë, të Siemens-it, i cili e starton dhe ne pastaj vazhdojmë punën si staf”.
“Ndërsa, aparati i urodinamikës është duke punuar me disa probleme të materialit shpenzues. Kur kemi material, punojmë, kur nuk ka, nuk mundemi. Stafi është në Suedi për trajnim”.
Ndërkaq, Nexhemdin Shala, ka deklaruar se mosfunksionimi i aparaturave të shtrenjta që posedon QKUK-ja lidhet me tenderët që vazhdimisht bien, si pasojë e mospërmbushjes së kritereve për mirëmbajtje.
“Gjithkund në botë këto aparatura mirëmbahen dhe servisohen përmes ekipeve të specializuara dhe që kanë licencë nga prodhuesi. Një aparaturë Siemens mund të mirëmbahet vetëm nga ata që janë të trajnuar për Siemens-in dhe i kanë kodet e makinave. Në Kosovë nuk kemi të licencuara dhe tenderët që i kemi hapur, sipas OSHP-së, kanë pasur defekte dhe ka një kohë të gjatë që funksionojmë pa mirëmbajtjen e këtyre makinave. Aparaturat e radioterapisë, radiologjisë, rëntgeni kanë kosto të lartë edhe të blerjes edhe të mirëmbajtjes, por edhe të servisimit”, ka theksuar Shala.