Maqedonasit kanë më shumë përparësi, sepse Qeveria në mënyrë ilegale, i varfëron pandërprerë zonat e shqiptarëve, segmentet jetësore të tyre, me të vetmin qëllim që t`i mbisundojë ata, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Thaçi, pas një kohe të gjatë “heshtjeje”, si lider i opozitës ju thoni se Maqedonia me politikën e Qeverisë aktuale, futet në një “betejë të rrezikshme”ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Nga vjen ky rrezik?
MENDUH THAÇI
Po më duhet të sqaroj se nuk është çështje e heshtjes. Çështja qëndron në atë se ne kemi probleme të rënda me komunikimin, me opinionin publik për shkak se qeveria tashmë pothuajse i kontrollon të gjitha mediat, sidomos ato në gjuhën shqipe dhe unë shfrytëzoj mundësinë që t'i shpreh pozicionet tona në mediat në Shqipëri dhe Kosovë ku më jepet mundësia.
Shqiptarët dhe maqedonasit janë në betejë permanente për t`i realizuar qëllimet e veta. Por, mendoj se pas vitit 2002 kjo betejë u fut nën tavolinë dhe u shndërrua në atë se kush është më i fortë, kush do të grabis më tepër interesa ekonomike industriale dhe kështu me radhë. Maqedonasit këtu kanë më shumë përparësi, sepse Qeveria në mënyrë ilegale, do të thosha, i varfëron pa ndërprerë zonat e shqiptarëve, kapacitetet e shqiptarëve, segmentet jetësore të tyre me të vetmin qëllim që t`i mbisundojë shqiptarët.
Mirëpo, nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, që si popuj paralelisht të garojmë në prapavijë, të jeni të sigurt se ajo paralele ndonjëherë do të dalë në shesh dhe ka mundësi që ato paralele të ndeshen.
Në këtë situatë, shqiptarët mundohen, me variante private t`i rezistojnë kësaj situate, duke filluar me mjetet që i sjellin njerëzit tanë nga diaspora dhe të bëjnë një mbijetesë në aspektin e kultivimit të sportit, të kulturës, letërsisë por e gjithë kjo paraqet një variant privat, që nuk mund t`i rezistojë variantit të Qeverisë.
RADIO EVROPA E LIRË
Tashmë është krijuar bindja se opozita është e dobët dhe sa herë që mbahen zgjedhje fitojnë partitë që janë në pushtet. Priten reforma në kuadër të partisë suaj?
MENDUH THAÇI
Kjo bindje më tepër është për opozitën maqedonase, me ne është më ndryshe situata. Realisht, duket se ne nuk i kemi fituar zgjedhjet e fundit lokale, por po të shikosh mirë rezultatin, ne kemi katërfish vota më shumë se në zgjedhjet paraprake, para katër vjetësh. Do të thotë jemi shumë afër që t`i fitojmë zgjedhjet.
Mendoj se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kemi edhe një përparësi tjetër që konkurrenti ynë pak do të mund të llogarisë në votat e nacionaliteteve të tjera, përmes të cilëve arriti të dalë fitues në zgjedhjet e fundit lokale, në raport me ne, me votat e boshnjakëve, turqve, romëve etj. Mendoj se përfundimisht BDI-ja konsiderohet si faktor politik i shqiptarëve dhe kjo i jep një hapësirë shumë të madhe PDSH-së që të jetë e përgatitur në zgjedhjet e radhës.
RADIO EVROPA E LIRË
Pavarësisht kësaj, ju i thatë hapur 'jo' propozimit të kryeministrit Gruevski për zgjedhje të parakohshme. Pse?
MENDUH THAÇI
Unë i thashë jo, sepse mundohem të luftoj spekulimet, të cilat janë rreth nesh se PDSH ja do të lidhet me VMRO DPMNE-në, do të bëjnë zgjedhje për të qenë bashkë në Qeveri, e kështu me radhë. Pozicioni ynë i rregullt dhe korrekt, do të thosha se është që Maqedonia nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, sepse disa herë i ka mbajtur ato. Maqedonia ka nevojë për zgjidhje të problemeve të mëdha me raportet ndëretnike, me të drejtat e shqiptarëve, të cilat mbeten të parealizuara dhe njëherësh ka problem me bllokimin e procesit integrues.
Megjithatë, ne jemi opozitë e fortë dhe nëse konkurrenti ynë, BDI, i dëshiron zgjedhjet, le të shprehen për to ku të duan dhe ne jemi dakord që të mbahen zgjedhjet, por theksoj se kusht është që BDI-ja të pranojë të ketë zgjedhje. Këtë e them për të eliminuar të gjitha spekulimet se ne, si PDSH, bëjmë një politikë joparimore, nën tavolinë me VMRO DPMNE-në dhe kryeministrin Nikolla Gruevski.
RADIO EVROPA E LIRË
Në njërën anë thoni se Maqedonia gjendet në një situatë tepër delikate si pasojë e politikave të Qeverisë, duke theksuar moszgjidhjen e kontestit të emrit një kohë të gjatë me këtë dhe bllokimin e procesit integrues dhe atë që gjithmonë e thoni statusi i pavolitshëm i shqiptarëve të Maqedonisë dhe nga ana tjetër thoni se s`ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. Atëherë, si mund të ndryshohet kjo situatë?
MENDUH THAÇI
E thashë dhe po e përsëris edhe një herë, jam i detyruar, sepse spekulohet shumë nga ana e kundërshtarëve tanë, si parti, po edhe kundërshtarëve të shqiptarëve se ne jemi ata që duam të bëjmë zgjedhje të parakohshme bashkë me VMRO DPMNE-në, që bashkë të jemi në pushtet, e që s'është aspak e vërtetë. Po nëse BDI-ja është për zgjedhje të parakohshme, atëherë ne jemi të gatshëm që të hyjmë në zgjedhje t`i fitojmë ato dhe t'i qasemi zhbllokimit të procesit integrues.
RADIO EVROPA E LIRË
Megjithatë, si opsion mbetet dhe varianti që zgjidhja e problemeve serioze, me të cilat përballet Maqedonia, mund të bëhet vetëm përmes një qeverie gjithëpërfshirëse, teknike, varësisht se si do të quhej ajo. Cili është qëndrimi juaj në këtë drejtim?
MENDUH THAÇI
Unë nuk jam për një variant të këtillë. Mendoj se ai që i fiton zgjedhjet, duhet edhe të mbajë përgjegjësi edhe t`i zgjidhë problemet dhe nëse ata nuk i zgjidhin, do t'i humbin zgjedhjet. Unë jam për mandat të fortë politik edhe të asaj maqedonase, po edhe asaj shqiptare, ta krijojnë qeverinë dhe ata përmes këtij mandati, ta zgjidhin problemin. S`kemi pse, ne, si opozitë, të inkuadrohemi dhe të shpëtojmë Qeverinë, e cila tanimë gjashtë-shtatë vjet manipulon me procesin integrues dhe me të drejtat e shqiptarëve. S'kemi asnjë arsye parimore pse t`u ndihmojmë që të dalin nga kjo situatë.
RADIO EVROPA E LIRË
Në këtë drejtim thoni se pozita e shqiptarëve është e palakmueshme kundrejt pjesëmarrjes në institucionet shtetërore. Madje, udhëheqësit shqiptarë në pushtet i keni quajtur figura. Kjo përshtypje ishte edhe për partinë tuaj kur ishte në pushtet. Ku është dallimi?
MENDUH THAÇI
Ja dallimi. Ata janë 11 vjet në pushtet, unë kam qenë vetëm një vit e gjysmë dhe më lodhën duke ma përmendur këtë fakt. Ky është dallimi i parë.
E dyta, vetë ata e pranojnë se janë figura në Qeveri. Vetëm dy ngjarjet e fundit e dëshmuan se janë figura. Ju kujtohet ajo batuta bajate e nënkryetares së Parlamentit se është e partisë së zotit Ahmeti, me ç`rast tha: këta nuk më lejojnë të flas shqip dhe nga ana tjetër kemi deklaratat e zotit Ahmeti se ai e ka bërë gjuhen shqipe gjuhë zyrtare. Pastaj, vendimi për bllokadë të kufirit të Kosovës nga ana e Qeverisë së Maqedonisë dhe ministrin e Ekonomisë që është shqiptar, askush nuk e pyeti për këtë vendim - është vërtetimi më i mirë i tezave të mia se ata vazhdojnë të jenë figurantë.
RADIO EVROPA E LIRË
Kur jemi te çështja e kufirit, ju thatë se ky vendim flet qartë për pozitën e Qeverisë maqedonase kundrejt shqiptarëve, jo vetëm të Maqedonisë, por tërë rajonit. Çka do të dëshironit të thoshit?
MENDUH THAÇI
Po qasja e Qeverisë së Maqedonisë është antishqiptare, frustrimet janë shumë të mëdha. Bllokada të këtilla mund t`i bëjmë Bullgarisë, apo Serbisë ose Greqisë? Jo, dhe kjo është ajo që bën edhe shqiptarët, në përgjithësi, të kenë qasje anti-maqedonase. Është një politikë tejet e gabuar, e cila nuk duhet të kultivohet.
Deklaratat e mia shpeshherë edhe fabrikohen, nxirren jashtë kontestit. Unë s'kam asgjë kundër maqedonasve, unë arrij t'i kuptoj dhe mirëkuptoj. Unë s'arrij t`i kuptoj këta shqiptarë që u shërbejnë maqedonasve me këto politika anti-perëndimore dhe anti-shqiptare. Problemi im dhe i PDSH-së janë këta shqiptarë, të cilët erdhën para më shumë se një decenie me pompozitetin e çlirimit të kombit dhe e vendosën kombin në një vazalitet shumë të rëndë, edhe politik, edhe ekonomik. Shpeshherë mundohem të sqaroj se varfëria që u troket shqiptarëve të Maqedonisë në derë, është e projektuar, është e programuar nga kjo Qeveri.
RADIO EVROPA E LIRË
Aktuale është hapja e Kushtetutës së Maqedonisë. Cila do të jetë kërkesa e PDSH-së, në fakt çka sheh si më me prioritet PDSH-ja kundrejt Kushtetutës që pamundëson realizimin e synimeve të shqiptarëve?
MENDUH THAÇI
Ne vlerësojmë, si për rastet e tjera, ashtu edhe për Kushtetutën, se nuk duhet të merremi me simbolika të çuditshme. Çështja e Kushtetutës në Maqedoni duhet të hapet për ta definuar pozicionin pushtetar të shqiptarëve. Kjo është çështje madhore, jetike, tepër e rëndësishme për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë. Çështjet tjera janë çështje të vogla, sepse me hapërimin e Maqedonisë në BE, cilado qeveri, cilado shumicë, do të jetë e detyruar që ato çështje t`i përmbushë dhe t'i përmbyllë.
RADIO EVROPA E LIRË
Pavarësisht këtyre kritikave që i argumentoni ndaj qeverisjes aktuale, megjithatë këto dy parti paraqesin forcë, këtë e dëshmuan disa herë në zgjedhje. Nga e marrin energjinë, nëse jo nga fakti se s`kemi opozitë të fortë, ose pse kemi një opozitë pothuajse të heshtur?
MENDUH THAÇI
Jo. Ata keqpërdorin edhe një qasje të bashkësisë ndërkombëtare. Bashkësia Ndërkombëtare qasjen ndaj Maqedonisë e ka shumë më të butë, shumë më të kujdesshme, gjithmonë nga shqetësimi se qasja më aktive mund t`i destabilizojë raportet e brendshme dhe këtu qeveria arrin që këtë qasje, këto mesazhe t`i lexojë pozitivisht në favor të saj. Por, duket se këtë herë raporti i progresit nuk do të jetë ashtu siç e paraqet Qeveria e Maqedonisë.

Your browser doesn’t support HTML5