Policia e Kosovës arreston dy zyrtarë shëndetësorë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën dy zyrtarë të lartë të Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM).

Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i kësaj agjencie, dhe Haki Ejupi, drejtor i licencimit, janë arrestuar nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.

“Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojnë me organet e hetuesisë dhe të rendit për të zbardhur rrethanat e çështjes, pa e paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e dy zyrtarëve të arrestuar”, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.

E njëjta bën të ditur se ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, bazuar në kompetencat ligjore, ka marrë vendim për pezullimin e Ilir Dushit nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të AKPM-së dhe se kanë filluar procedurat për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit të AKPM-së.