Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, e ka quajtur të njëanshëm vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e embargos ndaj prodhimeve të Maqedonisë.
Gruevski tha se kanë nisur aktivitetet që përmes bisedimeve të normalizohet situata, por, nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas tij, të gjitha opsionet janë të mundshme.
Kosova prej mbrëmë ka vendosur embargo ndaj prodhimeve të Maqedonisë duke e ndaluar hyrjen e tyre në Kosovë, si reagim pas vendimit të qeverisë së Maqedonisë për ndalimin e importit të miellit nga Kosova.
Por, kryeministri Nikolla Gruevski tha se vendimi që kishte ndërmarrë Maqedonia, nuk ishte i drejtuar ndaj ndonjë shteti të veçant, por ndaj të gjitha vendeve anëtare të CEFTA-s, dhe se një masë e tillë ishte në përputhje të plotë me rregullativën e saj dhe për stabilizimin e tregut.
“Masa nuk është aplikuar vetëm ndaj Kosovës dhe asnjë shtet tjetër nuk ka reaguar si Kosova edhe atë pa paralajmërim paraprak. Masa që u ndërmor nga ana jonë nuk kishte për qëllim të dëmtoj dikë, por, të stabilizoj tregun. Do të hiqet atëherë kur të stabilizohet tregu”, deklaroi Gruevski.
Ndërkohë, Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore ka kërkuar nga qeveria që ta tërheqë vendimin për ndalimin e importit të miellit.
“Ne jemi për mbrojtje të prodhimit vendor, por asesi nuk mund të pranojmë që në emër të mbrojtjes së një prodhimi të caktuar, të shkaktohet dëm dukshëm më i madh, një industrie të tërë, përmes bllokadave të caktuara si masa reciprociteti nga ana e vendeve fqinje. Besojmë që në të ardhmen do merren në konsideratë pasojat eventuale nga çdo vendim i përshpejtuar, dhe nuk do inicohet kurrfarë provokimi i vendeve fqinje, i cili do ketë pasoja afatgjata për vëllimin e përgjithshëm tregtar me destinim eksportin në vendet fqinje”, thuhet në reagimin e OEMVP-së.