Lufta në Siri, ku vetëm ditëve të fundit mijëra persona humbën jetën, në mesin e të cilëve qindra fëmijë, tregon më së miri nevojën e një intervenimi ndërkombëtar në këtë shtet, thuhet në një deklaratë për media të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ndonëse janë dy raste të ndryshme Kosova dhe Siria, intervenimet në raste të tilla humanitare tregohen të jenë zgjidhje e vetme, e drejtë, humane, në mbështetje të demokracisë botërore”, thotë zoti Thaçi.
Në deklaratën e kryeministrit të Kosovës, mëtutje theksohet se intervenimi për t’i ndalur sulmet e regjimit të Bashar al-Assadit, ndaj popullatës së tij, është i domosdoshëm, në mënyrë që të mbështetet populli sirian në përpjekjet e tyre për liri, për rend demokratik, për sundim të ligjit, për të drejtat e njeriut.