http://www.evropaelire.org/externalaudio-FLRM/Audio/988350.html
“Krijimi i komunave të reja do të ketë implikime buxhetore. Mjetet buxhetore do të shkojnë për pagat e shërbyesve civilë, që do të punësohen në këto komuna, dhe për 2.2 milionë euro do të dëmtohen investimet kapitale bazike, qoftë në rrugë, ujësjellës, apo kanalizim”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi.
RADIO EVROPA E LIRË
AGRON DEMI
Në stadin e zhvillimit ekonomik që ka qenë në Kosovë, qysh prej vitit 1999 nuk ka pasur rrugë tjetër pos për të pasur rritje ekonomike për shkak se ka qenë në një stad të ulët të zhvillimit. Mirëpo, rritja ekonomike prej 4,5, tani kohëve të fundit 3 dhe 2,5 për qind është aq e ulët sa që nuk arrin realisht t’i akomodojë gjithë këto kërkesa të njerëzve, të cilët për çdo vit hyjnë në tregun e punës.
Në bazë të studimeve të bëra, sidomos nga Banka Botërore, Kosovës në këtë stad të zhvillimit i nevojitet një rritje ekonomike prej së paku 8 deri 10 për qind vetëm për të arritur t’i punësojë gjeneratat e reja, të cilat për çdo vit hyjnë në tregun e punës apo arrijnë moshën 18-vjeçare.
Por, për ta arritur këtë stad të zhvillimit ekonomik, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë më shumë se sa t’i përsërisë të gjitha politikat që kanë qenë pothuajse prej vitit 2000, kur asaj (Qeverisë së Kosovës), i janë dhënë kompetenca të caktuara, qoftë në aprovimin e buxhetit, qoftë në politikat ekonomike.
Kjo rritje ekonomike nuk është e mjaftueshme dhe është frustuese nganjëherë kur në raportet e FMN-së, Bankës Botërore, Komisionit Evropian, Kosova cilësohet pozitivisht për shkak se ka rritjen më të madhe në rajon. Në fakt, kjo nuk do të thotë asgjë për ekonominë e vendit dhe ne do të duhej të synonim një rritje së paku për dyfishin e kësaj vetëm që të arrijmë të krijojmë vende të reja të punës dhe të ulim nivelin e varfërisë.
Në bazë të të dhënave të fundit të Bankës Botërore, të cilat janë kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës pa ndonjë argument, del se papunësia në Kosovë është 44 për qind dhe varfëria është 80 për qind.
Kjo duket një shifër e madhe, po duke marrë parasysh që ne përdorim valutën euro kur çmimet janë shumë të mëdha, nëse e krahasojmë me standardin e jetesës, del se në krahasim me vendet tjera, në Kosovë 80 për qind e njerëzve mund të konsiderohen si të varfër për shkak se jetojnë me më pak se 5 dollarë ose 2 euro në ditë dhe kjo nuk është e mjaftueshme për t’i plotësuar të gjitha nevojat që ka një njeri gjatë ditës.
AGRON DEMI
Problemi më i madh është që në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë një Strategji gjithëpërfshirëse të zhvillimit ekonomik. Ne kemi strategji për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për energjinë, për bujqësinë, por asnjë prej këtyre nuk lidhet me një strategji mbarëkombëtare të zhvillimit ekonomik, që do ta kishin plotësuar këtë pasqyrë ku ne arrijmë të identifikojmë se Kosova është e pasur prej këtyre burimeve dhe Kosova ka këto aftësi dhe pastaj të kemi strategji sektoriale siç janë tani.
Neve fillimisht na duhet një strategji nacionale e zhvillimit ekonomik. Vizioni i zhvillimit ekonomik i vitit 2011 (apo plani Bansko siç njihet tani më gjerësisht) nuk është i mjaftueshëm për shkak se ka qenë një plan pover point , aspak serioz ku janë dhënë vetëm qëllimet katërvjeçare se Kosova do të ketë një rritje ekonomike deri 10 për qind, do të ketë ulje të papunësisë deri në 10 për qind për çdo vit, do të ketë shitje të ndërmarrjeve publike, por realisht ka munguar një plan konkret veprimi se si do të arrihen ato.
E, tash, pas afro 4 vjetësh, ne shohim se ka mbetur vetëm një fontanë dëshirash dhe nuk ka qenë plan aspak serioz. Ku do të duhej të orientoheshim është së pari të ketë një grup kombëtar, që e identifikon se cilat janë përparësitë kryesore të këtij vendi, e që do të mund t’i shfrytëzojmë. Kemi një strategji nacionale të zhvillimit ekonomik, pastaj strategji sektoriale, qoftë të energjisë, bujqësisë, ujërave dhe të jenë në vijë me këtë strategji nacionale dhe të fillohet të punohet me plane veprimi në atë drejtim.
Pas anëtarësimit të Kosovës në BERZH, Bankën Evropiane për Investime, BB, FMN, ne kemi parë që ka qenë një eufori apo një sukses vetëm i anëtarësimit, por nuk ka pasur plane konkrete se çfarë të bëhet pastaj, me cilat projekte të aplikohet në këta mekanizma dhe ne jemi të varur realisht se çfarë po na ofrojnë për shembull BERZH apo Banka Evropiane për investime prej vullnetit të tyre se ku dëshirojnë ata të investojnë në mungesë të një strategjie apo kërkese të duhur të Qeverisë për orientim të investimeve.
AGRON DEMI
Afro 40 për qind e buxhetit shkon në investime kapitale, 60 për qind prej të cilave shkojnë në investime për rrugë, ndërsa pjesën më të madhe të buxhetit, rreth 250 milionë euro, e merr autostrada. Edhe në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Infrastrukturës të bëra në vitin 2011, del se autostrada nuk do të paraqesë një impakt ekonomik ashtu siç është pritur, për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik të vendit.
Nuk kemi çfarë të eksportojmë në vendet si Shqipëria dhe të tjera, dhe autostrada realisht nuk do të ketë një impakt ekonomik është konsideruar deri në vitin 2022, në bazë të vetë hulumtimit të Ministrisë së Infrastrukturës të bërë nga një kompani amerikane. Ajo çfarë dua të them është se ne po orientojmë shumicën e investimeve në rrugë, të cilat nuk po gjenerojnë punësim dhe zhvillim ekonomik. Kjo do të duhej të ndërrohej, por nuk bën për shkak se rrugët sjellin edhe vota dhe kjo konsiderohet si vendim politik.
Ndarje jo e drejtë ka ekzistuar edhe në sektorë tjerë. Për shembull ne kemi për sa vjet radhazi premtime se do të rritet buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, por ai ende është i ulët diku me rreth 1 për qind të buxhetit të Kosovës, edhe pse ka një rritje prej viti në vit, por nuk është e mjaftueshme, sepse në planet e Qeverisë, thuhet se Kosova fazën e zhvillimit ekonomik e ka në bujqësi, po kur shikohet buxheti, ato premtime të Qeverisë nuk përputhen me ndarjet buxhetore. Kjo për shkak se është premtuar se do të subvencionohen bujqit, pastaj të ulen kamatat për kredi bujqësore, gjëra të cilat nuk janë bërë deri në fund të mandatit të kësaj qeverie.
Fushë tjetër ku do të duhej të orientoheshin investimet më shumë, është Shëndetësia, sidomos në rajonin e Prishtinës, për shkak se kryeqyteti ka mungesë të në spitali rajonal, gjë që është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë. Në mungesë të një spitali rajonal, siç e kanë regjionet tjera të Kosovës, QKUK-ja është duke u mbingarkuar edhe me raste, të cilat janë elementare dhe do të duhej të zgjidheshin në nivel sekondar dhe jo në nivel terciar.
Pra, ndarjet buxhetore nuk janë të drejta për shkak se buxheti që i dërgohet Kuvendit nuk shoqërohet me një analizë, se në fund të vitit nëse këto ndarje buxhetore arrijnë të realizohen në tërësi, Kosova do të ketë impakt ekonomik. Asnjëherë nuk ka pasur një analizë të tillë, e cila ka shoqëruar edhe buxhetin apo ndarjen buxhetore.
AGRON DEMI
Në bazë të formulës së Qeverisë, buxheti për komuna apo buxheti i përgjithshëm nuk do të preket, për shkak se ekziston një formulë ku 10 për qind e buxhetit të përgjithshëm të Qeverisë së Kosovës, u ndahet si grante komunave dhe kjo, edhe nëse bëhen 50 komuna nuk do ta prekte grantin e përgjithshëm për komuna. Por, ajo çfarë do të preket që ne e kemi konsideruar si gjë negative, është se do të shkojnë shumë më shumë mjete buxhetore në pagat e shërbyesve civilë, të cilët do të punësohen në këto komuna dhe do të dëmtohen investimet kapitale bazike, qoftë rrugë, apo ujësjellës e kanalizime, të cilat do të jenë së paku për 2.2 milionë euro më pak, nëse krijohen vetëm këto 14 komunat e reja siç janë paraqitur kërkesat në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Problem tjetër ne kemi parë (duke u bazuar në komunat, të cilat janë krijuar me Pakon e Ahtisarit), se komunat e reja nuk arrijnë të krijohen vetëm me një vendim, por duhet një periudhë kalimtare, një pilot-njësi ku një njësi administrative komunale arrin të aftësohet për disa vjet para se t’i marrë kompetencat e plota mbi vete, për shkak se çështje si prokurimi, menaxhimi financiar, auditimi i brendshëm janë aq komplekse sa që edhe në komunat që janë tash 14 vjet, ekzistojnë probleme të shumta, e lëre më në komunat e reja siç janë Ranillugu, Parteshi, Kllokoti.
Këto probleme do të përsëriteshin edhe me komunat e reja. Arsyeja bazë përse banorët në këto lokalitete kërkojnë komunë të re është se, ne i kemi intervistuar edhe ata që kanë aplikuar për komuna, është se me këtë ata synojnë të rrisin punësimin, edhe të thithin më shumë investime prej nivelit qendror, çfarë ne kemi konkluduar se në komunat aktuale ekziston një ndarje jo e drejtë e investimeve kapitale dhe kjo do të duhej të zgjidhej brenda komunave aktuale, pa pasur nevojë për krijimin e komunave të reja.
Sidomos komunat e reja nuk do të duhej të ishin vendim politik para zgjedhjeve, por do të duhej të vinin pas një debati të gjerë dhe një arsyetimi të mirë të Qeverisë së Kosovës para Kuvendit se pse nevojitet krijimi i komunave të reja. Në Kosovë ka nevojë për komuna të reja, por jo në këtë formë siç është filluar tani.

Zoti Demi, ekonomia e Kosovë në tre vjetët e fundit ka shënuar rritjen ekonomike më të lartën në rajon, por pavarësisht kësaj, papunësia dhe varfëria në vend vazhdon të mbetet e lartë. Ku qëndron problemi?

Ku duhet të orientohet ekonomia e Kosovës? Cilët janë ata sektorë, të cilët do të ndihmonin një zhvillim më të hovshëm ekonomik?
AGRON DEMI
Problemi më i madh është që në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë një Strategji gjithëpërfshirëse të zhvillimit ekonomik. Ne kemi strategji për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për energjinë, për bujqësinë, por asnjë prej këtyre nuk lidhet me një strategji mbarëkombëtare të zhvillimit ekonomik, që do ta kishin plotësuar këtë pasqyrë ku ne arrijmë të identifikojmë se Kosova është e pasur prej këtyre burimeve dhe Kosova ka këto aftësi dhe pastaj të kemi strategji sektoriale siç janë tani.
Neve fillimisht na duhet një strategji nacionale e zhvillimit ekonomik. Vizioni i zhvillimit ekonomik i vitit 2011 (apo plani Bansko siç njihet tani më gjerësisht) nuk është i mjaftueshëm për shkak se ka qenë një plan pover point , aspak serioz ku janë dhënë vetëm qëllimet katërvjeçare se Kosova do të ketë një rritje ekonomike deri 10 për qind, do të ketë ulje të papunësisë deri në 10 për qind për çdo vit, do të ketë shitje të ndërmarrjeve publike, por realisht ka munguar një plan konkret veprimi se si do të arrihen ato.
E, tash, pas afro 4 vjetësh, ne shohim se ka mbetur vetëm një fontanë dëshirash dhe nuk ka qenë plan aspak serioz. Ku do të duhej të orientoheshim është së pari të ketë një grup kombëtar, që e identifikon se cilat janë përparësitë kryesore të këtij vendi, e që do të mund t’i shfrytëzojmë. Kemi një strategji nacionale të zhvillimit ekonomik, pastaj strategji sektoriale, qoftë të energjisë, bujqësisë, ujërave dhe të jenë në vijë me këtë strategji nacionale dhe të fillohet të punohet me plane veprimi në atë drejtim.
Pas anëtarësimit të Kosovës në BERZH, Bankën Evropiane për Investime, BB, FMN, ne kemi parë që ka qenë një eufori apo një sukses vetëm i anëtarësimit, por nuk ka pasur plane konkrete se çfarë të bëhet pastaj, me cilat projekte të aplikohet në këta mekanizma dhe ne jemi të varur realisht se çfarë po na ofrojnë për shembull BERZH apo Banka Evropiane për investime prej vullnetit të tyre se ku dëshirojnë ata të investojnë në mungesë të një strategjie apo kërkese të duhur të Qeverisë për orientim të investimeve.
RADIO EVROPA E LIRË
Buxheti i Kosovës për vitin 2013 është 1.4 miliard euro. A u është bërë ndarje e duhur këtyre mjeteve?
AGRON DEMI
Afro 40 për qind e buxhetit shkon në investime kapitale, 60 për qind prej të cilave shkojnë në investime për rrugë, ndërsa pjesën më të madhe të buxhetit, rreth 250 milionë euro, e merr autostrada. Edhe në bazë të vlerësimeve të Ministrisë së Infrastrukturës të bëra në vitin 2011, del se autostrada nuk do të paraqesë një impakt ekonomik ashtu siç është pritur, për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik të vendit.
Nuk kemi çfarë të eksportojmë në vendet si Shqipëria dhe të tjera, dhe autostrada realisht nuk do të ketë një impakt ekonomik është konsideruar deri në vitin 2022, në bazë të vetë hulumtimit të Ministrisë së Infrastrukturës të bërë nga një kompani amerikane. Ajo çfarë dua të them është se ne po orientojmë shumicën e investimeve në rrugë, të cilat nuk po gjenerojnë punësim dhe zhvillim ekonomik. Kjo do të duhej të ndërrohej, por nuk bën për shkak se rrugët sjellin edhe vota dhe kjo konsiderohet si vendim politik.
Ndarje jo e drejtë ka ekzistuar edhe në sektorë tjerë. Për shembull ne kemi për sa vjet radhazi premtime se do të rritet buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, por ai ende është i ulët diku me rreth 1 për qind të buxhetit të Kosovës, edhe pse ka një rritje prej viti në vit, por nuk është e mjaftueshme, sepse në planet e Qeverisë, thuhet se Kosova fazën e zhvillimit ekonomik e ka në bujqësi, po kur shikohet buxheti, ato premtime të Qeverisë nuk përputhen me ndarjet buxhetore. Kjo për shkak se është premtuar se do të subvencionohen bujqit, pastaj të ulen kamatat për kredi bujqësore, gjëra të cilat nuk janë bërë deri në fund të mandatit të kësaj qeverie.
Fushë tjetër ku do të duhej të orientoheshin investimet më shumë, është Shëndetësia, sidomos në rajonin e Prishtinës, për shkak se kryeqyteti ka mungesë të në spitali rajonal, gjë që është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë. Në mungesë të një spitali rajonal, siç e kanë regjionet tjera të Kosovës, QKUK-ja është duke u mbingarkuar edhe me raste, të cilat janë elementare dhe do të duhej të zgjidheshin në nivel sekondar dhe jo në nivel terciar.
Pra, ndarjet buxhetore nuk janë të drejta për shkak se buxheti që i dërgohet Kuvendit nuk shoqërohet me një analizë, se në fund të vitit nëse këto ndarje buxhetore arrijnë të realizohen në tërësi, Kosova do të ketë impakt ekonomik. Asnjëherë nuk ka pasur një analizë të tillë, e cila ka shoqëruar edhe buxhetin apo ndarjen buxhetore.
RADIO EVROPA E LIRË
Kërkesën për të marrë statusin e komunës së re e kanë bërë mbi 16 lokalitetet në Kosovë. Instituti GAP ka bërë një hulumtim rreth implikimeve buxhetore që mund të jenë në rast të formimit të këtyre komunave. Sa do të ndikojë kjo në uljen e buxhetit të përgjithshëm të të gjitha komunave të Kosovës?