Cameron i bindur: Assadi përgjegjës për sulmin

Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron, i ka thënë parlamentit të vendit të tij se nuk ka “siguri 100 për qind” për atë se kush qëndron prapa sulmit kimik në Siri.

Megjithatë, ai ka shfaqur bindjen se forcat e regjimit të presidentit Bashar al-Assad janë përgjegjëse për sulmin e javës së kaluar, i cili ka lënë qindra persona të vrarë.

Ligjvënësit britanikë pritet të votojnë një propozim, i cili mbështet në parim aksionin ushtarak kundër Sirisë.

Cameron ka thënë se përgjigjja ushtarake ndaj përdorimit të armëve kimike do të ishte përgjigje për “krimet e luftës”.