Pjesëtari i pensionuar i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Robert Hoffman, është shpallur fajtor për përpjekje për spiunim për Rusinë.
Një juri federale në Virgjinia, mbrëmë vonë ka gjetur se Hoffman është fajtor për dhënien e informacioneve të fshehta tek individët, për të cilët ai besonte se ishin informatorë rusë.
Por, aktualisht, këta informatorë ishin operativistë të agjencisë FBI.
Pasi u shpall fajtor, Rober Hoffman, në muajin dhjetor kur shpallet aktvendimi, mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Por, cila është historia e këtij rasti?
Teknologjia për nëndetëse, njohja përmes Internetit dhe një takim i dyshuar me presidentin e Bjellorusisë, të gjitha këto janë pjesë e këtij rasti ngjyra-ngjyra të spiunimit, i cili u mbajt këtë javë në Shtetet e Bashkuara.
Njeriu në qendër të këtij rast, Robert Patrick Hoffman II, pjesën më të madhe të karrierës së tij prej dy dekadash e ka kaluar në Marinën e Shteteve të Bashkuara, duke punuar si teknik i kriptografisë në teknologjinë e nëndetëseve.
Ai u pensionua në fund të vitit 2011, në moshën 40-vjeçare, dhe së shpejti do të udhëtonte për në Bjellorusi. Për shkaqe, që nuk janë tërësisht të qarta, ky udhëtim e ka tërhequr vëmendjen e hetuesve federalë.
Pothuajse dy vjet më vonë, zoti Hoffman është në gjykatë për t’u ballafaquar me dhënien e informacioneve sekrete te njerëzit, për të cilët ai ka menduar se janë agjentë rusë.
Hoffmani tha se ai në fakt përpiqej ta ndihmonte Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për t’i zënë spiunët e dyshuar.
Robert Patrick Hoffman është arrestuar në dhjetor të vitit 2012, derisa agjentët e Shteteve të Bashkuara depërtuan në shtëpinë e tij në Virgjinia.
Procesi gjyqësor kundër tij filloi më 15 gusht të këtij viti në qytetin Norfolk.
Por, nuk kaloi shumë e filluan të paraqiten gjëra intriguese.
Scott Daugherty, reporter i gazetës lokale "Virginian-Pilot", që ka raportuar për këtë rast, ka shkruar se një dëshmitar misterioz është paraqitur më 16 gusht.
E fshehur prapa perdes së zezë, një dëshmitare e ka identifikuar vetveten si agjente e fshehtë e agjencisë FBI, e cila e kishte vëzhguar zotin Hoffman për pesë muaj në Internet.
Duke u paraqitur si femër e pamartuar, që synonte të njihej me një mashkull, agjentja kishte thënë se ajo kishte udhëtuar në mënyrë të fshehtë me Hoffmanin, pranverën e kaluar.
Sipas një incizimi sekret të njërit prej takimeve, që ishte paraqitur në gjykatë, Hoffman pretendonte se e kishte njohur një personalitet të rëndësishëm gjatë kohës së kaluar në Evropën Lindore.
Më tutje, gazetari Daugherty ka shpjeguar:
“Në informacionin që është futur në prova, Hoffman ka thënë se ishte takuar me disa femra në Bahrein ose Irak, që ishin nga Bjellorusia. Ato ishin valltare. Ai u shoqërua me to, derisa ishte atje. Pastaj, në vitin 2011, ai udhëtoi në Bjellorusi për tri javë, në atë që ai e cilësoi si pushim të mashkullit. Ai shkoi nëpër klube, shëtiste andej-këndej dhe qartas tha se dhoma e tij e hotelit ishte matanë rrugës përballë shtëpisë së madhe presidenciale dhe asaj parlamentare. Ai i tha një agjenti të fshehtë të agjencisë FBI se ai ishte përshëndetur dorë për dore me presidentin”.
I akuzuari Hoffman, po ashtu, kishte përmendur një komplet të monedhave të praruara tërheqëse, që i kishte porositur nga një prodhues, në të cilat ishin të vizatuar flamujt e vjetër dhe të rinj të Bjellorusisë në të dy anët.
Monedhat e tilla zakonisht përdoren në shërbimet e armatosura të Shteteve të Bashkuara, me rastin e përkujtimeve të misioneve.
Hoffman ka thënë se ia kishte dhënë disa monedha femrës, me të cilën ishte shoqëruar dhe pastaj edhe vetë presidentit Alyaksandr Llukashenka në Bjellorusi.
Ja se si këto të gjitha i përshkruan gazetari Daugherty:
“Ai tha se nuk e dinte se përse presidenti e takonte atë. Ai tha se po jetonte përballë pallatit presidencial dhe të kishte dëshiruar të takohej me presidentin e Bjellorusisë. Mendoj se prokuroria po përpiqet ta paraqes këtë si shenjë se Hoffman ishte përpjekur të ketë favore dhe të bëhej spiun i qeverisë së Bjellorusisë. Mendoj se mbrojtja po e paraqet këtë se ai kishte shkuar vetëm për të shëtitur. Është e paqartë se ku qëndron e vërteta”.
Shtrohet pyetja se a është takuar Hoffmani me të vërtetë me presidentin, duke sjellë dhurata dhe cilat ishin qëllimet e tij? Ai më vonë u ka thënë zyrtarëve të agjencisë FBI se ishte takuar vetëm me anëtarët e stafit të presidentit.
Çfarëdo që të jetë realiteti, diçka e kishte zgjuar vëmendjen e hetuesve amerikanë për udhëtimin e tij në Bjellorusi.
Njohuria e Hoffmanit për teknologjinë e ndjeshme të nëndetëseve, mund të ketë qenë ajo që e ka zgjuar këtë vëmendje.
Sipas prokurorit, Alan Salsbury, në shtator të vitit 2012, agjencia FBI i kishte dërguar letër Hoffmanit, e cila supozohej se ishte dërguar nga agjenti rus me emrin “Vladimir”. Në letër ofrohej “kompensim zemërgjerë” për njohuritë e tij.
Ka dyshime se Hoffman e kishte ngrënë karremin dhe i kishte bërë tri udhëtime në një park shtetëror në Virgjinia për t’i lënë informacionet.
Prokurori Salsbury tha se në udhëtimin e tij të fundit, ai e kishte lënë pajisjen “flash drive” e cila përmbante detaje të rëndësishme sekrete se si Marina e Shteteve të Bashkuara i përcjell nëndetëset e veta dhe anijet e jashtme luftarake.
Ekipi mbrojtës i Hoffmanit, nga ana tjetër, është përpjekur të tregojë se ai nuk është informator në kuptim të keq, por një patriot i keq-udhëhequr.
Gjykata, po ashtu, e ka shqyrtuar një regjistër, të cilin e kishte mbajtur Hoffmani, për të dokumentuar atë që ka dyshime se ai kishte menduar se është mision i një njeriu për t’i zbuluar spiunët rusë.
Pas hedhjes së tretë të informacionit në park, Hoffmani me të vërtetë ishte takuar me agjentët e FBI-së, me ç’rast ua kishte dhënë regjistrin, kopje të informatave që ai u kishte dhënë spiunëve të supozuar, bile edhe pjesë të gajtanit elektrik.
Mbrojtja e tij tha se Hoffmani ka shpresuar se në gajtan janë ruajtur gjurmët e gishtërinjve të spiunëve, që do t’i mundësonte agjencisë FBI t’i gjurmojë ata.
“Ai ka dëshiruar t’i tërheqë spiunët brenda”, tha avokati Keith Kimball, gjatë deklaratës në hapje të procesit më 15 gusht, dhe shtoi se “ai kishte vepruar me gjasë në mënyrë budallallëqe, por jo në mënyrë kriminale”.
Prokurorët e kanë kthyer goditjen, duke e paraqitur një email të Hoffmanit, në të cilin ka dyshime se shihet kontakti i tij i supozuar për spiunim, pasi ishte takuar me agjencinë FBI, me ç’rast qartas e kishte tërhequr vërejtjen për kanosjen e rrezikut.
Prokurorët dhe avokatët i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk bëjnë komente derisa rasti të mos përfundojë tërësisht.
Dy nga fqinjët e Hoffmanit, po ashtu, kanë refuzuar të komentojnë.
Hoffman i ka disa miq në Facebook nga Bjellorusia, por asnjëri prej tyre nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë. (f. bujupi)