Presidenti i Universitetit Amerikan të Kosovës, Winfred Thompson, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, thotë se qëllimi i programit studimor të këtij institucioni, është krijimi i liderëve të së ardhmes, të cilët nesër duhet ta ndihmojnë zhvillimin e shtetit të tyre. Sipas tij, sigurimi i një arsimimi cilësor, me çmim të arsyeshëm, mbetet gjithnjë sfidë
WINFRED THOMPSON
Është një përvojë sfiduese, dhe një prej arsyeve që e bën kaq sfiduese është se AUK-u është i vlerësuar aq shumë dhe që ne kemi një obligim për t’i dalë zot reputacionit që institucioni ka fituar në historinë e vet.
WINFRED THOMPSON
Mendoj se të gjitha sfidat kanë elemente të vështirësisë, por nuk mendoj se jenë të patejkalueshme.
WINFRED THOMPSON
Ne funksionojnë sipas plan-programeve mësimore amerikane, i cili ka forma dhe procese që e dallojnë nga sistemet tjera arsimore. Por, më e rëndësishmja, mendoj se është përpjekja që ne bëjmë për të zhvilluar aftësi të të menduarit kritik të studentëve, gatishmëria për të ngritur pyetje tek autoritetet, informimi dhe nxjerrja e qasjeve të reja dhe përmes tyre t’iu qasen çështjeve të ndryshme.
Nëse jemi të suksesshëm në atë që bëjmë, atëherë ne do të prodhojmë njerëz liderë, që kanë të menduar kreativ, që kanë urtësinë e sfidimit dhe që nesër do të mund ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.
WINFRED THOMPSON
Viti akademik ende nuk ka filluar, kështu që nuk kam pasur rastin të takoj shumicën e studentëve, por kur isha në një vizitë të mëhershme, takova liderët e kampusit të studentëve, dhe mund të them se është një grup goxha mbresëlënës i të rinjve.
WINFRED THOMPSON
Shpresoj se është një përvojë, e cila iu ndihmon atyre të mendojnë në mënyra të reja. Sigurisht se mendoj se ata fitojnë më shumë hise në arsimimin e tyre, sesa që mund të kishin. Profesorët tanë janë të kujdesshëm dhe ndërveprojnë me studentët tanë, në baza personale për t’i ndihmuar ata studentë. Ajo që ne po mundohemi të bëjmë është që të shtyjmë studentët, në shumë mënyra, të marrin përsipër procesin e tyre të arsimimit.
WINFRED THOMPSON
Është shtrenjtë, sipas standardeve rajonale, € 6,000. Sidoqoftë, do të nënvizoja se kemi mundësi për bursa të shumta në dispozicion, të cilat ulin në masë të madhe koston neto, për ata studentë që kualifikohen për ato bursa. Një prej çështjeve, të cilën po mundohemi ta arrijmë në të ardhmen, është që të shtojmë numrin e bursave, për studentët tanë.
WINFRED THOMPSON
WINFRED THOMPSON
Mendoj se, pika jonë më e fuqishme është se ne sigurojmë një diplomë universitare amerikane, e cila diplomë dhurohet nga Instituti Rochester i Teknologjisë, një institucion me reputacion të madh në Shtetet e Bashkuara.
Është e njëjta diplomë që u jepet studentëve tanë në programet e njëjta në New York. Nuk besoj se ka ndonjë institucion tjetër në Kosovë, që e ka të njëjtin.
WINFRED THOMPSON
Është një shtet i vogël, por ka nevoja të mëdha. Mendoj se një prej nevojave më të mëdha, është për të edukuar qytetarinë dhe forcën punëtore. Nuk është në mua që të them se si duhet ta zhvillojë shteti sistemin e saj të arsimit. Siç dihet, ka agjenci akreditimi; me sa duket ka një punë e madhe që duhet të bëhet në nivelin fillor dhe të mesëm.
E njëjta vlen edhe për nivelin e kolegjeve dhe universiteteve. Por, nuk thuhet kot se nuk mund të ketë arsimim të tepërt.
Sfida është që të sigurohet një arsimim cilësor, me një çmim të arsyeshëm, në mënyrë që Kosova të mund të zhvillohet në aspektin ekonomik dhe shoqëror.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Thompson, ju jeni presidenti i ri i Universitetit Amerikan të Kosovës! Na thoni, si është të jesh drejtues i një universiteti të huaj, në një vend të vogël siç është Kosova?
WINFRED THOMPSON
Është një përvojë sfiduese, dhe një prej arsyeve që e bën kaq sfiduese është se AUK-u është i vlerësuar aq shumë dhe që ne kemi një obligim për t’i dalë zot reputacionit që institucioni ka fituar në historinë e vet.
RADIO EVROPA E LIRË
A është vështirë të ruhet ky reputacion?
WINFRED THOMPSON
Mendoj se të gjitha sfidat kanë elemente të vështirësisë, por nuk mendoj se jenë të patejkalueshme.
RADIO EVROPA E LIRË
A mund të na thoni se çka e bën të ndryshëm AUK-un nga universitetet dhe kolegjet tjera në Kosovë?
WINFRED THOMPSON
Ne funksionojnë sipas plan-programeve mësimore amerikane, i cili ka forma dhe procese që e dallojnë nga sistemet tjera arsimore. Por, më e rëndësishmja, mendoj se është përpjekja që ne bëjmë për të zhvilluar aftësi të të menduarit kritik të studentëve, gatishmëria për të ngritur pyetje tek autoritetet, informimi dhe nxjerrja e qasjeve të reja dhe përmes tyre t’iu qasen çështjeve të ndryshme.
Nëse jemi të suksesshëm në atë që bëjmë, atëherë ne do të prodhojmë njerëz liderë, që kanë të menduar kreativ, që kanë urtësinë e sfidimit dhe që nesër do të mund ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.
RADIO EVROPA E LIRË
A keni parë ndonjë student tuaj të ketë arritur këto tipare që po i përmendni?
WINFRED THOMPSON
Viti akademik ende nuk ka filluar, kështu që nuk kam pasur rastin të takoj shumicën e studentëve, por kur isha në një vizitë të mëhershme, takova liderët e kampusit të studentëve, dhe mund të them se është një grup goxha mbresëlënës i të rinjve.
RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë do të thotë për një të ri që të studiojë në AUK?
WINFRED THOMPSON
Shpresoj se është një përvojë, e cila iu ndihmon atyre të mendojnë në mënyra të reja. Sigurisht se mendoj se ata fitojnë më shumë hise në arsimimin e tyre, sesa që mund të kishin. Profesorët tanë janë të kujdesshëm dhe ndërveprojnë me studentët tanë, në baza personale për t’i ndihmuar ata studentë. Ajo që ne po mundohemi të bëjmë është që të shtyjmë studentët, në shumë mënyra, të marrin përsipër procesin e tyre të arsimimit.
RADIO EVROPA E LIRË
Sa kushton që të studiosh në AUK?
WINFRED THOMPSON
Është shtrenjtë, sipas standardeve rajonale, € 6,000. Sidoqoftë, do të nënvizoja se kemi mundësi për bursa të shumta në dispozicion, të cilat ulin në masë të madhe koston neto, për ata studentë që kualifikohen për ato bursa. Një prej çështjeve, të cilën po mundohemi ta arrijmë në të ardhmen, është që të shtojmë numrin e bursave, për studentët tanë.
RADIO EVROPA E LIRË
Sa është numri aktual i bursave?
WINFRED THOMPSON
Varet nga një lloj i bursës në tjetrin. Disa sponsorohen nga universiteti, disa nga donatorët privatë, disa nga agjencitë qeveritare, kështu që numri i tyre është goxha domethënës.
RADIO EVROPA E LIRË
Cili është aduti më i fuqishëm i AUK-ut?
WINFRED THOMPSON
Mendoj se, pika jonë më e fuqishme është se ne sigurojmë një diplomë universitare amerikane, e cila diplomë dhurohet nga Instituti Rochester i Teknologjisë, një institucion me reputacion të madh në Shtetet e Bashkuara.
Është e njëjta diplomë që u jepet studentëve tanë në programet e njëjta në New York. Nuk besoj se ka ndonjë institucion tjetër në Kosovë, që e ka të njëjtin.
RADIO EVROPA E LIRË
Si ju duket fakti se një shtet kaq i vogël sa Kosova, ka aq shumë kolegje dhe universitete private?