Qytetarët nuk besojnë në informimin objektiv të mediave, janë rezultatet e një ankete të realizuar nga agjencia "Rejting" për nevojat e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.
Rreth 55 për qind e të anketuarve vlerësojnë se mediat në Maqedoni nuk raportojnë objektivisht, ndërsa 83 për qind ka thënë se mediat janë dorë e zgjatur e pushtetit.
Në pyetjen tjetër sa i përket varësisë së mediave, 81 për qind e të anketuarve janë shprehur se ekziston lidhshmëri mes mediave, biznesit dhe politikës.
Rezultatet e kësaj ankete pasqyrojnë në mënyrë reale gjendjen në sferën mediatike, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit që janë përcjellë me polemika, mbyllje të mediave, procese të shumta gjyqësore, e deri në te burgosja e gazetarëve, thonë njohësit e çështjeve mediatike.
Sefer Tahiri, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, thotë se e gjithë kjo situatë është pasojë e ndërhyrjes brutale të pushtetit ndaj mediave dhe e vënies së një pjese të mediave në funksion të pushtetit apo biznesit.
“Në këtë drejtim, në vend të informimit kemi propagandë, apo kemi përmbajtje mediatike që kryesisht janë në funksion të interesave dhe të qëndrimeve të pushtetit apo të qendrave të biznesit".
"Në anën tjetër, në vend që media të jetë zëdhënëse e qytetarëve apo e opinionit publik, ajo më shumë bëhet zëdhënëse e pushtetit dhe e qendrave të biznesit dhe rrjedhimisht kemi ulje të besimit të qytetarëve ndaj mediave. Vlerësoj se kjo situatë më tepër i referohet ambientit të përgjithshëm mediatik që ekziston në Maqedoni dhe mosgatishmërisë së pushtetit, qendrave politike apo të biznesit për të pasur media të lira dhe të pavarura“, vlerëson Tahiri.
Ndërkohë, Mirçe Adamçevski, ish-kryetar i Këshillit për radiodifuzion thotë politika është fajtori kryesor për gjendjen e rëndë, në të cilën ndodhen mediat.
Kjo, sipas tij, ka bërë që sot mediat të shihen më tepër si zëdhënëse të pushtetit se sa si mjet për informimin objektiv të qytetarëve.
Adamçevski thonë se bazuar në qëndrimet e deritashme të pushtetit, vështirë se situata do të ndryshojë.
“Mendoj se Qeveria as që e ka ndërmend t'u japë lirinë mediave. Ajo, që nga ardhja në pushtet, në agjendën e saj kishte vendosjen nën kontroll të të gjitha mediave. Unë këtë e kam vërejtur që kur isha kryetar i Komisionit, ajo dëshironte të vendoste dorën mbi këtë këshill dhe përmes tij pastaj të kontrollojë punën e mediave elektronike".
"Ajo ia arriti këtij qëllimi me emërime politike dhe tani ka kontroll të plotë mbi punën e këtij organi, e rrjedhimisht edhe mbi medait. Ajo mbylli media, burgosi gazetarë, një vdiq në rrethana misterioze në një aksident trafiku, e kështu me radhë. E gjithë kjo është dëshmi se ky pushtet nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga mediumet“, thotë Adamçevski.
Edhe komunikologu Sefer Tahiri thotë se gjendja e tanishme nuk do të ndryshojë derisa politika, por edhe biznesi nuk heqin dorë nga mediat, ndërsa këto të fundit të punojnë për ngritjen e profesionalizmit.
“Politika përfundimisht duhet t'i heqë duart nga mediat, në anën tjetër edhe qendrat e biznesit duhet të heqin dorë nga klientalizimi mediatik, përkatësisht nga përdorimi apo keqpërdorimi i mediave për artikulimin e interesave dhe kërkesave të tyre, meqë dihet se mediat duhet t'u shërbejnë qytetarëve dhe në përgjithësi opinionit publik“, thekson Tahiri.
Pushteti dhe mediat në Maqedoni, për momentin janë në “luftë“ rreth propozim-ligjeve për mediat.
Shoqata e Gazetarëve kundërshton zgjidhjet e ofruar me arsyetimin se ato edhe më shumë do të cenojnë lirinë e shprehjes, ndërsa nga Qeveria thonë se propozimet e hartuara synojnë vendosjen e rendit në veprimtarinë mediatike dhe se ato janë bërë në përputhje me kriteret evropiane.
Por, disa zyrtarë ndërkombëtarë, në veçanti nga OSBE-ja, zgjidhjet e Qeverisë i kanë kritikuar, ndërsa kanë mbështetur vërejtjet e SHGM-së.