Kanë mbetur edhe dy vjet që Kosova duhet të eliminojë analfabetizmin në vend sipas Deklaratës se Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara.
Për këtë çështje ligjvënësit kosovarë, përmes një rezolute në vitin 2008, kanë miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara.
Përmes kësaj rezolute ata janë zotuar se deri në vitin 2015, do t’i përmbushin tetë objektivat e kësaj deklarate, përfshirë edhe analfabetizmin.
Sipas ekspertëve të arsimit, kjo objektivë është e paarritshme deri në periudhën e caktuar.
Jonuz Salihaj, thotë se autoritetet kompetente duhet të jenë më aktiv në këtë çështje. Pasi tashme ka mbetur kohë e shkurtër për përmbushjen e objektivave, Salihaj konsideron se në këtë fushë duhet të inkuadrohet edhe shoqëria civile.
“Për bindjet e mia, ata duhet të merren shumë më seriozisht sepse një nga objektivat kyçe është edhe zhdukja e plotë e analfabetizmit klasik deri në vitin 2015. Unë besoi se do të jetë një objektivë e paarritshme, pasi sipas regjistrimit të fundit, mbi 50 mijë janë analfabetë klasik".
"Do të jetë shumë vështirë të arrihet kjo objektivë e mileniumit. Duhet të punohet shumë më shumë, duhet me arsim formal dhe jo formal, duhet të përfshihet edhe shoqëria civile, grupet e ndryshme që kanë shkallën e analfabetizmit më të lartë, siç është grupi rom, ashkali dhe egjiptas”, thekson Salihaj.
Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim, derisa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë 188 persona.
Zyrtarë qeveritarë thonë se nuk kanë ndonjë shifër të saktë se sa është shkalla e analfabetizmit, pasi kjo ndryshon, por që pohojnë se kjo dukuri më e shprehur është në zonat rurale dhe te gjinia femërore.
Megjithatë, këshilltari politik i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbër Morina, shprehet se në bazë të përpjekjeve që janë duke u ndër-marrë në këtë fushë, deri në vitin 2015, mund të zvogëlohet në masë të madhe kjo dukuri.
“Ministria e Arsimit e ka identifikuar qysh moti si problem këtë dukuri negative dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme me të gjitha kapacitetet ekzistuese. Një ndër masat që ka marrë është edhe hartimi i korrikulave dhe botimi i librave për programin shkrim-lexim bazik".
"Deri tani janë botuar katër libra të quajtura 'Drita e Jetës'. Gjithashtu, MASHT, ka hartuar edhe plan programet për arsimin jo formal prej klasës se parë deri në klasën e nëntë”, thotë Morina për Radion Evropa e Lirë .
Në anën tjetër, Jonuz Salihaj, nuk është i kënaqur me punët në terren sa i përket eliminimit të analfabetizmit.
Ai thotë se prioritetet i qeverisë mbeten bisedimet që po zhvillohen në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.
“Krejt energjia e Qeverisë së Kosovës tashmë është përqendruar në bisedimet me Serbinë dhe eventualisht në zbatimin e atyre marrëveshjeve që kanë prioritet të plotë. Kurse, këto çështjet tjera, edhe pse kemi edhe ligjin në fuqi, janë lënë pas dore, janë lënë nën hijen e këtyre bisedimeve dhe asaj rezolutës së famshme".
"Kështu që do të jetë shumë vështirë ne të merremi me detyrat e shtëpisë. Kjo është një nga detyrat e shtëpisë që është më prioritet, por sipas të gjitha gjasave qeveria ka punë më të 'mençura', sipas saj natyrisht”, thotë Salihaj.
Por, një gjë e tillë mohohet nga Arbër Morina.
“Jo, Ministria e Arsimit e ka agjendën, e ka dinamikën e vetë të punës, nuk ka ndikuar në këtë. Ministria e Arsimit nuk është ndalur së punuari jo vetëm në këtë drejtim por edhe në drejtimet tjera”.
Në vitin 1981 Kosova kishte 17,6 për qind të popullatës analfabete në tërësi. Në vitet e pasluftës në Kosovë, rreth 6 për qind vlerësoheshin të ishin analfabetë.