Prishtinë, Xhamia Sulltan Mehmet Fatih - Sapo lind dielli në horizont dhe myzeini dëgjohet duke thirrur besimtarët për të falë sabahun, si i thonë kryesisht myslimanët në Kosovë.
Është ora 5:27 e mëngjesit në Prishtinë, dhe njerëzit shihen rrugës duke shkuar në xhami.
Prapa Parlamentit të Kosovës, një patrullë e policisë së trafikut kishte bllokuar udhëkryqin që çon te Xhamia e Madhe e Prishtinës, dhe në vend të trotuarit njerëzit ecnin në mes rruge.
Brenda Xhamisë Sulltan Mehmet Fatih, s’gjeje vend në këtë orë, pasi besimtarët i kishin zënë ato herët, për të qenë pjesë në ceremoninë qendrore që organizohet si rëndom për çdo Bajram.
Në brendi të saj, ishin mbledhur paria e Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe po lexohej Kuran.
Jashtë qindra njerëz ishin rreshtuar për të dëgjuar, dhe prisnin njëkohësisht faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Nuk vonoi shumë dhe Hafizi Hajredin Hoxha, thirri besimtarët që të plotësojnë safet, dhe nis falja.
Pas këtij rituali, radhën e ka hydbeja apo porosia që Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka për besimtarët mysliman për Bajramin.
Ai bëri lutje te Zoti që t’ua fal mëkatet të gjithëve, dhe të ketë mëshirë mbi të gjithë besimtarët, mbi njerëzimin e mbarë.
Por tërheq edhe vërejtjen se pavarësisht lutjeve, secili njeri, duhet të mbajë përgjegjësi për veprat e veta.
Sepse sipas tij, "në ditën e gjykimit nuk do të ketë mbretër e sulltan, por çdo njeri do të pres llogarinë për punën e vet. Duhet të shohim dhe të kemi shumë kujdes për punët dhe përgjegjësitë e shumta të cilat i kemi gjatë jetës në këtë botë”.
Madje, sipas Myftiut Tërnava, kjo përgjegjësi është edhe më e madhe ndaj atyre që drejtojnë një institution qoftë ai fetar, apo edhe shtetëror.
“Udhëheqësit fetar, por edhe ata shtetëror, duke filluar nga ai që bart përgjegjësi më të madhe, e deri tek ai me përgjegjësinë më të vogël duke e ditur që mund t’i shpëtojë ndonjë përgjegjësie në këtë botë për keqbërje, atëherë në botën tjetër do të jap llogari, para krijuesit të universit. Allahu xh.sh thotë në ditën e gjykimit ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë. Edhe nëse është e vepra sa pesha e një kokrre të misrit”, tha Myftiu i Kosovës Naim Tërnava.
Pasi mbaroi me porositë dhe lutjet për një paqe mes popujve, nisi edhe falja e Bajramit.
Kur mbaroi besimtarët nisën ta urojnë njëri tjetrin për këtë festë.
E më pas, secili niseshin me nguti për të shkuar në shtëpi, dhe për të bërë Bajram me familje.