Kosova është shndërruar në treg konsumues duke importuar mbi 80 për qind të produkteve të ndryshme.
Kjo gjendje, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike tregon se Kosova nuk ka prodhim dhe rrjedhimisht nuk ka as edhe zhvillim ekonomik.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë për një deficit të lartë tregtar. Eksporti në muajin qershor të vitit 2013 kishte vlerën 26.3 milionë euro, ndërsa importi 222.4 milionë euro.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thekson se deficiti i lartë tregtar është si pasojë e mosefikasitetit të instrumenteve të politikës ekonomike në Kosovë.
“Për fat të keq në Kosovë nuk ekziston një politikë konsekuente e zbatuar ekonomike nga ana e qeverisë, prandaj mungesa e zbatimit të drejtë të instrumenteve të politikës ekonomike dhe nën sistemeve siç janë instrumentet e politikës fiskale, politikës kreditore shumë të disfavorshme të gjitha këto kanë ndikuar që të kemi trende negative të ekonomisë që nga paslufta e deri më tani”, thekson Limani.
Sipas statistikave të tregtisë së jashtme për muajin qershor, Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë, pasur nga Gjermania, Italia, Greqia, Turqia dhe Kina.
Profesor Limani konsideron se për të përmirësuar deficitin tregtar, autoritetet kosovare të cilët janë bartës të politikave ekonomike, duhet të bëjnë reforma rrënjësore ekonomike.
Sipas tij, Kosova duhet të ndërpresë sistemin liberal të tregtisë së jashtme dhe të zbatohet sistemi i mbrojtjes së bizneseve vendore.
“Proteksionizmin sot e zbatojnë të gjitha vendet e botës edhe ato shtete të cilat proklamojnë demokratizim apo tregti të lirë. Ne nuk mund të hyjmë në tregun e përbashkët evropian nëse nuk je anëtar i BE-së pa paguar taksa, nuk mundesh me hy në tregun japonez, amerikan apo diku tjetër pa paguar taksa, e tek ne në Kosovë hynë kush të dojë”, bën të ditur Limani.
Përgjegjës për deficitin e lartë tregtar në Kosovë, sipas përfaqësuesve të Institutit për Studime të Avancuara, janë kushtet e vështira për të bërë biznes.
Berat Thaçi nga ky institut thotë për Radion Evropa e Lirë se niveli i ulët i prodhimit ka bërë që Kosova të këtë statistika të tregtisë së jashtme.
“Këto biznese që do të duhej ta rriteshin prodhimin brenda vendit dhe eksportet njëkohësit ballafaqohen edhe më kushte të vështira për qasje në financa, pasi që normat e interesit janë të larta”, vlerëson Thaçi.
Sipas analizave që ka bërë Instituti GAP, tregon Thaçi, deficiti i lartë tregtar mund të thellohet edhe më tej në të ardhmen, pasi që sipas parashikimeve që ka bërë Qeveria e Kosovës do të ketë lirim nga taksa për shumë produkte që vijnë nga vendet evropiane dhe hyjnë në Kosovë.
“Kjo pritet të dëmtojë edhe më shumë prodhimin vendorë, kjo tregon se do të kemi deficit edhe më të lartë tregtarë”, shton Thaçi.