Washingtoni po shqyrton anulimin e samitit Obama - Putin

Your browser doesn’t support HTML5

Në Washington, Shtëpia e Bardhë ka thënë se është jashtëzakonisht e zhgënjyer me vendimin rus. Zëdhënësi Jay Carney ka thënë se Shtëpia e Bardhë është duke e vlerësuar nëse një samit i planifikuar që të mbahet në vjeshtë me presidentin amerikan dhe atë rus, Barack Obama dhe Vladimir Putin duhet të mbahet apo jo.