Punësimi vazhdon të mbetet një ndër problemet kryesore me të cilin ballafaqohen komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas.
Përfaqësues të Organizatave Joqeveritare të këtyre komuniteteve, shprehin shqetësimin se këto komunitete po neglizhohen, kurse numri i vogël i të punësuarave po ndikon edhe në gjendjen e tyre sociale.
Më këtë problem merret edhe Qendra Dokumentuese për Rom, Ashkali dhe Egjiptas, e cila disa herë ka kërkuar nga organet kompetente përmirësimin e kushteve të këtyre komuniteteve.
Bekim Syla, udhëheqës në këtë qendër, thekson se vetmja punë e këtyre komuniteteve ka mbetur puna fizike.
“Normalisht që kemi kërkuar nga qeveria dhe ndërkombëtarët që të bëjnë punësimin e këtyre tri komuniteteve. Edhe pse kemi një numër shumë të vogël të punësuarave ata mund edhe të llogariten. Kemi tre persona në Korporatën Energjetike të Kosovës, një është i punësuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në Shërbimin Policor të Kosovës është një numër i vogël 10-15 persona të këtyre komuniteteve”, thotë Syla.
Edhe në komunat e Kosovës qëndron e njëjta situatë, thekson Syla, pavarësisht faktit, se në të gjitha komunat tashmë funksionojnë zyrat për komunitete.
Duke e quajtur të diskriminuar këtë kategori të shoqërisë, ai merr si fakt komunën e Fushë Kosovës, që sipas tij, pas popullatës shqiptare, numër më të madh paraqesin banorët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas.
“Po marr shembull komunën e Fushë Kosovës, menjëherë pas popullatës shumicë, me numër më të madh vjen komuniteti ashkali, mirëpo zyra për komunitete udhëhiqet nga serbët. Në bazë të përqindjes se popullatës, ajo automatikisht duhet t'i kalonte komunitetit ashkali”, shprehet Syla.
Edhe drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, shprehet se ekziston diskriminimi në fushën e punësimit të këtyre komuniteteve.
Shqetësues për të mbetet fakti se kuota e të punësuarve mbetet shumë e ulët edhe në institucionet publike, përderisa në sektorin privat ka shumë pak ose aspak të punësuar.
Arsye thuhet se mbetet niveli i ulët i arsimimit, por që Blakaj thekson se as në pozitat ku nuk nevojitet ndonjë përgatitje e lartë shkollore, nuk ka punësime, madje as punëtorë fizikë.
Në anën tjetër, Blakaj pohon se autoritetet kompetente duhet që të angazhohen më tepër në përmirësimin e kushteve të këtyre komuniteteve, pasi sipas tij, dëshira e tyre për t'u integruar në shoqëri kosovare ekziston.
“Unë mendoj se institucionet e Kosovës duhet të kenë një strategji se si t'i përfshijnë në skemën e edukimit, në mënyrë që të mos të mbesin raste sociale, mirëpo të punojnë, ta bëjnë për vetën por edhe të kontribuojnë për vendin. Këto komunitete janë shumë të interesuara të integrohen në shoqërinë kosovare, mirëpo jo rrallë herë hasin në barriera të ndryshme, siç është edhe çështja e punësimit dhe edukimit”, shprehet Blakaj.
Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas (RAE) njihen zyrtarisht si komunitete të veçanta në Kosovë dhe sipas Kushtetutës gëzojnë të drejtat e barabarta me të gjitha komunitetet tjera.
Në Kosovë llogariten se jetojnë deri në 40 mijë romë, ashkali dhe egjiptas. Qeveria e Kosovës, tashmë shumë herë ka shprehur përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.
Për këtë qëllim ka hartuar edhe strategjinë për integrimin e komunitetit RAE, në dhjetor të vitit 2008, ndërsa plani i veprimit për realizimin e kësaj strategjie gjatë viteve 2009-2015, u miratua në dhjetor të vitit 2009.
Por, përfaqësues të komuniteteve, theksojnë se këto dokumente kanë mbetur vetëm në letër dhe asnjëherë nuk janë zbatuar në praktikë.