Për një kohë të gjatë diplomatët kanë shprehur urgjencën e zgjidhjes së konfliktit izraelito – palestinez, derisa mbrëmë vonë në Uashington filloi një rund i ri i bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se rifillimi i bisedimeve paqësore izraelito-palestineze, është “një hap premtues përpara”, por puna më e vështirë ende duhet të bëhet.
Ai e ka lavdëruar sekretarin e shtetit, John Kerry, që arriti t’i sjellë palët së bashku dhe ish-ambasadorin amerikan në Izrael, Martin Indyk, që ka pranuar të ndërmjetësoj në këto bisedime.
Zoti Indyk, duke qëndruar afër sekretarit Kerry, u tha gezetarëve në Uashignton se për një kohë të gjatë beson në paqe në Lindjen e Mesme.
“Ishte bindje imja për 40 vjet se paqja është e mundshme, megjithëqë e kam përjetuar agoninë e luftës Yom Kipur, në vitin 1973, si student në Jerusalem. Në këto ditë të errëta isha dëshmitar i dorës së parë se si ish-sekretari i atëhershëm i shtetit, Henry Kissinger, ndërmjetësoi një armëpushim, që e përfundoi luftën dhe e shtroi rrugën për paqe ndërmjet Izraelit dhe Egjiptit”, tha Martin Indyk, pasi Kerry e emëroi atë të dërguar amerikan në bisedimet për paqe ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.
John Kerry, pjesën më të madhe të gjashtë muajve të parë në postin e sekretarit amerikan të shtetit, ishte i angazhuar në të ashtuquajturën “diplomaci vajtje-ardhje”, me ç’rast gjashtë herë e ka vizituar Lindjen e Mesme, në përpjekje që ta shtyjë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin palestinez, Mahmud Abbas, kah vazhdimi i bisedimeve, që ishin ndërprerë në muajin Shtator të vitit 2010.
Ai theksoi se nga të dy palët pritet kompromisi.
“Për të lëvizur përpara, kjo nuk është fshehtësi, ky do të jetë proces i vështirë. Sikur të ishte i lehtë, ai do të ndodhte para shumë kohe. Nuk është fshehtësi se shumë zgjedhje të vështira shtrihen përpara negociatorëve dhe para liderëve,derisa ne synojmë kompromise të arsyeshme për çështje të ashpra, të komplikuara, emocionale dhe simbolike. Mendoj se kompromisi i arsyeshëm duhet të jetë gur themeltar i gjithë kësaj përpjekjeje”, tha John Kerry.
Zoti Kerryështë takuar me shefen e ekipit negociator të Izraelit, Tzipi Livni, dhe me kolegun e saj palestinez, Saeb Erakat, në dhomën Thomas Jefferson në Departamentin amerikan të shtetit.
Ja se çka i deklaroi agjencisë Reuters, zonja Livni:
“Dëgjoni, ne jetojmë në një fqinjësi të vështirë. Për të qenë optimist është diçka që ne nuk mund t’i lejojmë vetvetes. Por, ekziston një lloj shprese. Kur në Izrael ta shohin takimin e parë, ata do të kuptojnë se ne nuk e humbim shpresën, e cila është e arritshme dhe ne duhet ta bëjmë këtë, sepse është në interes të Izraelit. Kjo nuk është në favor të Shteteve të Bashkuara ose të palestinezëve, kjo është diçka që ne duhet ta bëjmë”, tha Livni, e cila ka vlerësuar se “atmosfera ishte pozitive”, pas takimit me Erakatin dhe serketarin Kerry.
Ajo tha se John Kerry i ka lutur të gjithë negociatorët që detajet e bisedimeve të tyre të mos publikohen.
Palestinezët e dëshirojnë shtetin e tyre në Bregun Perëndimor, në Rripin e Gazës dhe në pjesën lindore të Jerusalemit, territore këto që Izraeli i ka okupuar në luftën e vitit 1967.
Prej atëherë, Izraeli i ka ndërtuar disa vendbanime në Bregun Perëndimor dhe në lindje të Jerusalemit, në të cilat aktualisht jetojnë afro gjysmë milioni izraelitë. Kjo duket se e bënë shumë të vështirë arritjen e marrëveshjes për paqe, ndërsa disa thonë edhe të pamundshme.
Disa palestinezë thonë se tashmë e kanë humbur besimin në zgjidhjen me dy shtete, pasi Izraeli ka ndërtuar vendbanime në mënyrë të pakufizuar.
“Mendoj se mundësia e zgjidhjes me dy shtete ka vdekur para shumë kohe”, tha Diana Buttu, analiste nga Ramallahu dhe ish këshilltare juridike e presidentit Abbas dhe e negociatorëve palestinezë.
Sipas saj, “për të besuar në zgjidhjen me dy shtete, ju duhet të besoni se Izraeli do t’i largoj vendbanimet”.
Hulumtimet e opinionit në mesin e izraelitëve dhe palestinezëve sugjerojnë se pritjet nga negociatat e reja janë të ulëta.