Kina e Rusia nisin sot manovrat detare

Ilustrim

Rusia dhe Kina pritet të nisin sot një ushtrim të përbashkët detar në ujërat e Detit të Japonisë.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua ka cituar Komandantin e Shtatmadhorisë Fang Fenghiu të ketë thënë se manovrat “nuk kanë për cak asnjë palë të tretë” dhe se ato do të zhvillohen nga 5 deri më 12 korrik.

Kjo agjenci ka shtuar se ushtrimet kanë për qëllim që të “luajnë një rol pozitiv në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”.

Kina do të dërgoj shtatë luftanije në këto manovra.

Flota Pacifike e Rusisë ndërkaq do të dërgoj 11 anije, një nëndetëse dhe tre aeroplanë.
Kina dhe Rusia kanë zhvilluar manovra të përbashkëta ushtarake edhe vitin e kaluar.

Të dy shtetet pritet po ashtu të kenë ushtrime të përbashkëta anti-terroriste prej 27 korrikut e deri më 15 gusht në Rusi.