Për 4 Korrikun festë edhe në Prishtinë

Ilustrim

“Halo Amerika”, koncerti tashmë tradicional është mbajtur edhe këtë 4 Korrik në Prishtinë, për nder të 237 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përveç qytetarëve që ishin mbledhur të dëgjonin këngëtar e bende të ndryshme muzikore, në ç’hapje masën e kanë përshëndetur dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jackobson.

“Urime dita e pavarësisë së SHBA-së. Le të gëzojmë së bashku populli i Kosovës dhe populli Amerikës këtë ditë të veçantë që kemi vendosur një miqësi të veçantë të përjetshme në mes të popullit të Kosovës dhe popullit amerikan”, është shprehur me këtë rast, presidentja Jahjaga .

Përderisa ambasadorja Jackobson ka thënë se kjo ishte një ditë e veçantë e festimit të Ditës së Pavarësisë.

“Unë jam shumë e nderuar që me ju do të ndajmë muzikën tuaj dhe të Gardës së Ioëa. Në emrin tim dhe të ambasadës ju uroj 4 korrikun pavarësinë e Amerikës – Ju faleminderit!”, është shprehur Jackobson.

Një performancë në këtë koncert ka mbajtur dhe Garda e shtetit të Ioëa dhe SHBA.

Koncerti “Halo Amerika” tashmë është tradicional në Prishtinë.