Kosova ka bërë një hap shumë të madh në procesin e saj të integrimit në Bashkimin Evropian, ka thënë të hënën në Prishtinë, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Këto komente, Rompuy i ka bërë gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin Hashim Thaçi.
Presidenti Rompuy ka lavdëruar qëndrimin konstruktiv të Kosovës në dialogun me Serbinë duke thënë se një vend që mëton integrimin shikon kah e ardhmja dhe jo kah e kaluara.
Dialogu me Beogradin është shumë i rëndësishëm për një të ardhme paqësore dhe normaliteti midis dyja vendeve, është shprehur Rompuy.
Bashkimi Evropian, ka vijuar ai, është ngritur mbi bazën e pajtimit duke e lënë të kaluarën prapa dhe shikuar kah e ardhmja.
“Në këtë mënyrë si po ecni përpara, shtetet e Bashkimit Evropian do të jenë në krahun tuaj”, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, presidenti i Këshillit Evropian.
“Kosova ka bërë një hap shumë të madh nga e kaluara në drejtim të Bashkimit Evropian, Vendi juaj ka punuar me zell në përmbushjen e kritereve evropiane dhe BE-ja ju përgëzon për këto të arritura”, ka thënë ai, duke iu referuar vendimit të vendeve të Bashkimit Evropian për të autorizuar nisjen e negociatave me Kosovën në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
“Mandati për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është mjaft ambicioz. Kjo do t’i lejojë Kosovës të vendosë dialogun politik me Bashkimin Evropian”, është shprehur Rompuy.
Presidenti i Këshillit Evropian, ka inkurajuar institucionet që t’i vazhdojnë reformat, të luftojnë korrupsionin, reformojnë gjyqësorin dhe angazhime të ngjashme, duke premtuar se me zbatimin e kritereve të nevojshme të përcaktuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, edhe qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm nëpër zonën e Shëngenit.
“Jam i sigurt se nëse vazhdoni t’i zbatoni të gjitha kriteret edhe këto regjime vizash do të hiqen”, ka thënë Rompuy.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është zotuar se Kosova do t’i zbatojë të gjitha kriteret e parapara në një afat, siç ka thënë ai rekord.
Në këtë aspekt, Thaçi tha se së shpejti edhe kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza nëpr vendet e Bashkimit Evropian.
“Iu kam zotuar presidentit Rompuy se Kosova me të gjitha angazhimet që do t’i ketë do t’i implementoj të gjitha kriteret dhe standardet evropiane në një afat rekord, në mënyrë që të lëvizim në hapat tjerë në kapitujt e tjerë të Kosovës drejt të ardhmes evropiane, duke punuar maksimalisht që sa më shpejt të ndodhë edhe liberalizimi i vizave”, ka thënë Thaçi.
Njëherësh, Thaçi është angazhuar edhe këtë herë për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Pas ratifikimit të Marrëveshjes dhe draftimit të Ligjit për Amnisti, Thaçi tha se Kosova po dëshmon se nuk do të vonohet në afatet e parapara për zbatimin e saj.
“Të gjitha përgjegjësitë që dalin nga kjo Marrëveshje Kosova do t’i kryejë me kohë dhe nuk do të humbë as edhe nëj ditë”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i Këshillit Evropian, në Prishtinë ka takuar edhe Presidenten Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Vizita e tij në Prishtinë, pasoi atë në Zagreb, ku mori pjesë në ceremoninë e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, si dhe vizitës në Beograd, ku edhe zyrtarisht u konfirmoi autoriteteve të atjeshme afatin kohor për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Kurse në Prishtinë, Rompuy u ka konfirmuar autoriteteve të Kosovës vendimin për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Satbilizim Asocimit, si hapi i parë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.