VV: Negociatat për MSA - shpërblim për nënshtrim

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Lajmin se Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar rekomandimin për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë si lajm të trishtë.

“Për këto negociata nuk u vendos as data se kur nisin, por, mbi të gjitha, institucionet e BE-së janë ende neutrale - shkak mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga 5 vendet anëtare”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik.

Po sipas Vetëvendosjes, Kosovës nuk po i jepet mandati për hapjen e negociatave për MSA-në për shkak se Kosova ka përmbushur kriteret e parapara me prioritet, por për shkak se kjo qeveri i është nënshtruar Serbisë në dialog.

“Reformat e kërkuara ajo i ka bërë duke e tjetërsuar sovranitetin e Republikës dhe jo cilësinë e administratës”, ka thënë Vetëvendosje.