Kryeministri, Hashim Thaçi ka konfirmuar emërimin e Nenad Gjuriqit në postin e komandantit rajonal të policisë në veri të Kosovës.
Vendimi është marrë në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas të cilës, komunat veriore me shumicë serbe kanë të drejtën e propozimit të komandantit rajonal.
“Në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikën 9 është e precizuar që Komandanti rajonal për katër komunat me shumicë serbe, emërohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Emërimi i komandantit rajonal mund të mos jetë të harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi, tërheqin vërejtjen ekspertët.
Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Planit të Zbatimit, Kosova është dashur tashmë të përgatiste fillimisht kornizën ligjore dhe më pas të merrte vendimet për zbatimin e saj.
Profesori, Riza Smaka, ekspert i çështjeve kushtetuese, thotë se aktet juridike në fuqi nuk e njohin rajonin dhe vendimi për emërimin e komandantin rajonal të policisë për veriun është në kundërshtim me aktet në fuqi.
Sipas tij, fillimisht është dashur të krijohet baza ligjore e më pastaj të merren vendimet.
“Kosova sipas Kushtetutës dhe akteve ligjore në fuqi, që janë aplikative e valide, nuk ka rajon. Këtu është një nguti e paarsyeshme me këtë emërim. Është dashur paraprakisht që me akte ligjore të krijohet baza ligjore dhe më pastaj të emërtohet rajon apo si është emërtuar. Gjithsesi që kjo është në diskrepancë me Kushtetutën dhe me aktin ligjor përkatës”, ka thënë Smaka.
Nenad Gjuriq ka qenë edhe më parë ushtrues detyre i komandantit të stacionit policor në Zveçan.
Mirëpo, ai qe suspenduar nga kjo detyrë nga ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi ngase kishte refuzuar të respektojë urdhrat dhe nuk kishte përfillur hierarkinë komanduese lidhur me hyrjen ilegale të një zyrtari të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me kthimin e Nenad Gjuriqit në Policinë e Kosovës, ministri Bajram Rexhepi nuk ka dashur të komentoj asgjë.
Ndërkohë, njëri nga përfaqësuesit politik serb nga pjesa veriore, Oliver Ivanoviq ka thënë se komandanti rajonal paraqet një person që propozohet nga komunat serbe dhe do të ketë një përgjegjësi të një game te gjerë.
“Komandanti rajonal do të ketë një varg kompetencash. Ai do t’i përgjigjet strukturës së vet nga Policia e Kosovës dhe ministrit të Punëve të Brendshme, pastaj EULEX-it, por do të jetë përgjegjës edhe ndaj asociacionit të komunave serbe çka nuk do të jetë aspak e lehtë”, ka thënë Ivanoviq.
Në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi, në pikën 9 thuhet se do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe, ku përfshihen Mitrovica veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.
Komandanti i këtij rajoni, sipas Marrëveshjes, duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i emëruar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dorëzuar me 4 propozime nga ana e kryetarëve të këtyre komunave në emër të Asociacionit.
Mirëpo në mungesë të asociacionit të komunave serbe, që pritet të themelohet pas zgjedhjeve lokale, emri i komandantit rajonal për veriun është propozuar në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.