Ekspertët juridikë thonë se është shqetësues fakti që në vend të përparimit, Maqedonia shënon hapa negativë sa i përket pavarësisë së gjyqësorit dhe lirisë së të drejtave të njeriut, që janë apostrofuar nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Margarita Caca – Nikollovska, ish-gjykatëse në Strasburg, vlerëson se ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në punën e gjykatave, veçanërisht me shprehjen publike të pakënaqësisë ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e politikë-bërësve, dërgohet porosi e qartë se në Maqedoni nuk ka sistem të pavarur gjyqësor, pavarësisht se në masë të konsiderueshme Maqedonia ka harmonizuar legjislacionin me atë të BE-së.
“Te ne problemi shfaqet në implementimin praktik të ligjeve. Problemi paraqitet në momentin kur dispozitat ligjore dhe kriteret, duhet zbatuar. Kjo është dhe arsyeja se pse Maqedonia edhe më tej nuk arrin të shënojë progres të kënaqshëm sa i përket realizimit të reformave në sistemin gjyqësor”, vlerëson Caca – Nikollovska.
Ajo shton se ndërhyrja e politikës është më se evidente dhe më e keqja është se kjo demonstrohet edhe publikisht.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për ndërhyrje të politikës në sistemin gjyqësor, por pushteti ligjdhënës komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është e patolerueshme, sepse Gjykata Kushtetuese është ajo, e cila përcakton kualitetin e ligjeve konform standardeve dhe kapaciteteve për të implementuar të njëjtat ligje”.
“Duhet të ketë komente të ndryshme ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por ato komente duhet të bëhen nga njerëz kompetentë, ekspertë të lëmit përkatës dhe assesi nuk duhet lejuar që të ndërhyjnë politikë-bërësit në komentimin e vendimeve të Kushtetueses vetëm pse një ligj i caktuar është abroguar”, thekson Caca- Nikollovska, eksperte për çështje juridike.
Ndërkohë, Mersim Maksuti, dekan në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, thotë se për të shpëtuar gjyqësori nga kthetrat e politikës, duhet vullnet politik dhe jo ligje të mira konform standardeve evropiane.
“Vërejtjet e komunitetit ndërkombëtar janë me vend, ngase Maqedonia gjegjësisht gjykatat në Republikën e Maqedonisë, nuk mendojnë në frymën e funksionimit të shtetit juridik, funksionimit real të demokracisë funksionale edhe në lëmin e gjyqësorit”, thotë Maksuti.
Sipas tij, duhet ndryshuar dhe disa pjesë të dispozitës ligjore që do të mundësonin që gjyqësori, veçanërisht Gjykata Kushtetuese të frymojë pa presionin e politikës.
“Duhet të pësojë ndryshime edhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, po edhe ligji aktual për funksionimin e sistemit gjyqësor do të ishte që të merret e drejta ministrit të Drejtësisë të jetë anëtar i Këshillit Gjyqësor, sepse vetë prania e ministrit, si përfaqësues i politikës, ose më saktësisht interesave të Qeverisë, krijon presion gjatë vendimmarrjes në këtë organ juridik”, konsideron Maksuti.
Nga ana tjetër, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit në Shkup, Uraniaj Pirovska, thotë se qytetarët e Maqedonisë e kanë humbur besimin ndaj sistemit gjyqësor.
Sipas saj, qytetarët nuk i konsiderojnë gjykatat si institucione, të cilat garantojnë sundimin e së drejtës, ngase jo rrallë herë gjykatat janë vënë në mbrojtje të institucioneve shtetërore ose strukturave të caktuara politike.
“Mbase është evidente se qytetarët shprehin gjithnjë e më shumë mosbesim ndaj sistemit gjyqësor. Kjo shihet qartë edhe nga të dhënat e Avokatit të Popullit, po edhe hulumtimet që kanë bërë organizatat e ndryshme joqeveritare. Kjo lë të nënkuptohet se sundimi i së drejtës në Maqedoni, qëndron në këmbë të qelqta, pavarësisht se janë bërë ndryshime ligjore që duhet të pasqyrojnë një realitet ndryshe, realitet konform standardeve që vlejnë në vendet e zhvilluara demokratike”, shprehet Pirovska.
Ajo shton se me emërimin e anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, influenca e politikës në gjyqësor është shtuar në masë të theksuar.
Ndryshe, në raportin e fundit të DASH-it, janë apostrofuar vërejtje sa i përket përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, si dhe influencës gjyqësore në sistemin gjyqësor në Maqedoni.