Partitë opozitare e vlerësojnë si alarm të fundit për pushtetin, raportin e organizatës prestigjioze “Freedom House” për rënien e nivelit të demokracisë në Maqedoni.
Raporti në mënyrë reale pasqyron gjendjen në Maqedoni ku pushteti, me të gjitha metodat, po shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, thonë nga Lidhja Social-demokrate e opozitës.
Sipas raportit, shkalla e demokracisë në Maqedoni është ulur për pesë vende dhe tani ajo është radhitur në vendin e 120-të në grupin e shteteve me demokraci gjysmë të konsoliduar.
“Ajo që po shohim gjatë 7 viteve të fundit, pa dyshim se flet për shkelje sistematike të të drejtave të qytetarëve dhe të lirisë së shprehjes. Absolutisht, nuk kam dilema se pushteti është i vetëdijshëm se në çfarë drejtimi po e çon Maqedoninë".
"Qytetarët në shumë shtete të botës treguan se kanë durim, por në një moment të caktuar zemërimi i popullit, i qytetarëve, i votuesve do të bëhet aq i madh sa që asnjë pushtet autoritar nuk do të mund ta kontrollojë. Unë shpresoj se Maqedonia nuk do të ketë nevojë të kalojë nëpër ujëra të tilla, të cilat do të na kushtonin shumë shtrenjtë”, thotë Radmilla Sheqerinska, nga Lidhja Social-demokrate.
Raporti i “Freedom House” në veçanti i adresohet pushtetit gjyqësor dhe presioneve në punën e tij nga pushteti qendror. Në këtë rast udhëheqë Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes një vendimi gjyqësor kishte arritur të ndalojë grevën e përgjithshme të mjekëve, të cilët nuk kundërshtonin vendimin e ministrit Nikolla Todorov që mjekët të mos kenë rroga fikse, por të paguhen varësisht notimit për punën e bërë.
Nga Partia Liberale thonë se do të ishte gjest i mirë sikur kryeministri të kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, i cili me veprime të shumta kundërthënëse, po rrënon imazhin e vendit.
“Mënyra më konkrete për t’u përballur me çështje të tilla, është që kryeministri të kërkojë dorëheqjen e ministrit, i cili po shkel të gjitha procedurat dhe për këtë shkak është apostrofuar në raport për keqpërdorim të pozitës“, thotë Ivan Veliçkovski nga Partia Liberale.
Por, përveç çështjes së Gjyqësorit, Maqedonia, sipas raportit, nuk ka shënuar asnjë lëvizje pozitive edhe sa i përket organizimit të zgjedhjeve, luftimit të korrupsionit, lirisë së medieve, e kështu me radhë.
Ekspertët juridikë thonë se Maqedonia me të drejtë kritikohet nga organizata “Freedom House”, pasi, sipas profesorit universitar, Osman Kadriu, ngecje ka në më shumë sfera, ndërsa veçon sistemin gjyqësor ku mungon profesionalizimi, pavarësia dhe efikasiteti në punë.
“Kur Gjyqësori vendos në bazë të trysnisë politike, presionit nga jashtë, në veçanti nga partitë politike, natyrisht se aty nuk mund të flasim se kemi gjykim të drejtë, ligjor e kushtetuese të bazuar në të drejtën pozitive. Këto dukuri shfaqen shumë negativisht edhe në zhvillimin e demokracisë, prandaj edhe qëndron plotësisht vlerësimi i institucionit në fjalë se demokracia në Maqedoni është e brishtë, e kufizuar”, vlerëson Kadriu.
Nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ende nuk janë prononcuar lidhur me vlerësimet e organizatës “Freedom House”, me arsyetimin se ende nuk kanë marrë një raport të tillë.