Ratifikimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pritet të dalë për shqyrtim në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës.
Idetë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për ditën e mërkurë, të lansuara nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk kanë gjetur mbështetjen dhe konsensusin politik të forcave tjera parlamentare.
Mirëpo, koalicioni qeverisës të enjten pritet të ketë mbështetjen edhe të partisë më të madhe opozitare në Kuvend, Lidhjes Demokartike të Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka konfirmuar se partia e tij e mbështet ratifikimin e marrëveshjes duke e cilësuar atë si një hap të mirë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve midis dyja vendeve.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përkrahur marrëveshjen e cila është trajtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, LDK do ta ratifikojë këtë marrëveshje në Kuvend sepse e konsiderojmë si një hap të rëndësishëm i stabilizimit të gjendjes në Kosovë dhe përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë Mustafa.
Tutje, lideri opozitar, ka sqaruar se procedura e ratifikimit nuk ka pse t’i nënshtrohet ndonjë seance të jashtëzakonshme, siç kishte rrjedhë si ide nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Ne do ta ratifikojmë marrëveshjen por e konsiderojmë se çështja është e zakonshme dhe nuk është e jashtëzakonshme, kështu që ne do të kërkojmë që ratifikimi të bëhet të enjten në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.
Për ratifikimin e Marrëveshjes, qeveria dhe partitë e koalicionit do të kenë mbështetjen edhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila është pjesë e procesit përmes nënkryetarit Blerim Shala, si koordinator i negociatave.
Gjithashtu, marrëveshja përkrahet edhe nga partitë e pakicave, çka e bën më të lehtë realizimin e synimeve të qeverisë për ratifikimin, pasi që kjo procedurë kërkon dy të tretat e votave të deputetëve, gjegjësisht 80 vota për.
Seanca e jashtëzakonshme nga PDK-ja ishte kërkuar që të thirret para takimit të radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq që do të mbahet më 20 qershor në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton.
Deputeti i Partisë Demokratike, Behar Selimi ka thënë se seanca e jashtëzakonshme do të thirrej po të ekzistonte konsensusi i nevojshëm.
Ndërkaq në rrethanat aktuale, ai nuk e sheh si problem edhe seancën e rregullt dhe ratifkimin e marrëveshjes në ditën kur në Bruksel do të zhvillohet takimi Thaçi – Daçiq.
“Ka pasur ide që ta mbajmë një seancë të jashtëzakonshme. Mirëpo seanca e jashtëzakonshme kërkon një konsensus politik prandaj ne nuk jemi këmbëngulës në këtë ide”, ka thënë Selimi.
Nga të gjitha forcat parlamentare, Marrëveshja me Serbinë kundërshtohet ashpër vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ky subjekt politik ka paralajmëruar aksione kundërshtuese gjatë ditës së mbajtjes së seancës, përfshi edhe demonstratat para ndërtesës së Kuvendit. Organizimet pritet të nisin në shumicën e qyteteve të Kosovës.
Marrëveshja për normalizimin e marrdhënieve me Serbinë ka dalë si rezultat i dialogut Prishtinë – Beograd të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Përmes kësaj marrëveshje Kosova është pajtuar që të formohet një asociacion i komunave serbe i cili do t’i ketë edhe kompetencat e veta që u sigurojnë komunave me shumicë serbe në veri një shkallë të gjerë të autonomisë.