Grupi gjyqësor i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka marrë vendim që ish-sekretari i përhershëm Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj, të dënohet me 18 muaj burgim, përderisa ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi është shpallur i pafajshëm.
Ky trup gjykues ka dënuar me 8 muaj burgim edhe të akuzuarin tjetër Fajrullah Fejza.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, vetë ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi.
"Unë mendoj se sot ka qenë një vendim i drejtë, i rregullt, edhe pasi filloi ky muhabet, unë mendoj se, duke gjykuar në bazë të këtij procesi konkret edhe të kësaj gjyqtareje konkrete, mendoj se Kosova ka predispozita të mira që në të ardhmen, siguria juridike e qytetarëve të jetë ashtu siç duhet”, tha Bukoshi.
Zoti Bukoshi nuk u gjet fajtor në asnjë pikë të aktakuzës, duke u shpallur i pafajshëm, pasi që gjykata nuk arriti të vërtetojë se ai kishte gisht në dërgimin e inspektorëve te kompania farmaceutike “Jona Med”, ose se u zhvillua fushatë kundër kësaj kompanie.
Me këtë vendim janë të shprehur të pakënaqur drejtues të Kompanisë “Jona Med”.
Avokati Arianit Koci, në emër të kompanisë tha se do të paraqesë padi civile për dëmshpërblim.
"Pala e dëmtuar është e pakënaqur me vendimin gjyqësor. Do të parashtrojmë ankesë, por edhe do të vazhdojmë me procedurë civilo- juridike për kompensimin e dëmit", bëri të ditur Koci.
Ndryshe, ish sekretari i përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj u shpall fajtor për veprat penale, nxitje për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shmangie të deklarimeve të të ardhurave nga jashtë.
Ai u dënua me 18 muaj burg, 1 mijë euro gjobë dhe 3 vjet mosushtrim të funksionit të tij në administratë publike.
Ilir Tolaj, pas këtij vendimi ka deklaruar se për këto pika për të cilat ai është shpallur fajtor do të paraqesë ankesë.
"Unë si në fillim ashtu edhe tash jam plotësisht i bindur në pafajësinë time. Për këto dy pika që jam shpallur fajtor do të bëj ankesë dhe do ta vërtetojmë me fakte, që do ta vërtetojnë pafajësinë time", ka thënë Tolaj.
Ndërkaq me 8 muaj është dënuar Hajrullah Fejza, të cilit gjithashtu i ndalohet ushtrim i detyrës në shërbimet publike për 3 vjet.
Me 6 muaj burgim me kusht dhe 2 vjet mosushtrim funksioni është dënuar Arbenita Pajaziti.
Nga të gjitha pikat e akuzës janë liruar edhe tre ish zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, Ismet Hyseni, Bekim Fusha e Zenel Kuçi.