Shoqata e të shpërngulurve falenderon Kuvendin

Ilustrim

Të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, ka faleminderuar Kuvendarët që votuan nxjerrjen e një rezolute në përkrahje të shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Shoqata “Vatra” që përfaqëson një numër të madh të shqiptarëve që ikën nga trevat e tyre në jug të Serbisë, thekson se parlamentarët kosovar kanë kryer një obligim të madh moral me rastin e votimit të kësaj rezolute.

“Që të tregojnë se ajo pjesë dhe ai popull nuk kanë mbetur në mëshirën e askujt”, thotë një komunikatë që ka lëshuar kjo shoqatë.

Kjo organizatë i ka kujtuar qeverisë së Kosovës, se e gjithë barra për realizimin e rekomandimeve që dalin nga kjo rezolutë, bie mbi të, dhe se pret që ekzekutivi të gjej mënyra dhe mundësi për ta mbështetur atë dokument.

“Ndaj të shpresojmë se të mirat vijnë ngadalë, por sigurt!” thuhet në fund të komunikatës dërguar medieve.